EMIGRIMET DREJT ETIOPISË – HIXHRETI

karvan.jpg

U bënë plot pesë vjet që kur filloi të zbrisnin ajetet kuranore. Ishte muaji i Regaibit. Shtëpia e Ibni Erkamit, megjithëse pjesërisht, ishte një atmosferë e përshtatshme për të folur çështjet e besimit. Vetëm se çështja nuk ishte e përshtatshme që të kufizohej vetëm brenda një shtëpie. Ata që largoheshin së andejmi, përndiqeshin, dhe ata që ishin më të dobët, e pa mbrojtje, dhunoheshin ashpërsisht. Meka- sit, çdo ditë e më shumë, nuk ua njihnin të drejtën e jetës myslimanëve si të tillë. Prandaj, një zgjidhje e kësaj situate ishte më se e domosdoshme.
I Dërguari i Allahut (s.a.s.) u tregoi myslimanëve një rrugëzgjidhje, e cila kishte zbritur prej Xhebrailit Fjalëdrejtë.
– Edhe Allahu vepron me mirësi karshi atyre që veprojnë me vetëdijen e mirëbërjes. Të mos keni fare dyshim se toka që ka krijuar Allahu është shumë e gjerë. Shpërblimi i atyre që durojnë ka për t’iu dhënë me bujari.
Ajeti jo vetëm që po i këshillonte për emigrim, por edhe për të mirat që do t’u sjellë ai në jetën e tyre adhurimore. Meqë toka ishte shumë e gjerë, atëherë duhej përfituar prej saj. Prandaj, i Dërguari i Allahut filloi që t’i këshillonte:
– Ah sikur të mund të shkonit në Etiopi, pasi ai është një vend i sigurt. Madje atje është një mbret, që nuk lejon që t’i bëhet padrejtësi askujt. Etiopia ishte një vend i njohur për mekasit, pasi ata shkonin atje shpesh për të bërë tregti, duke marrë shumë përfitime prej saj. Njohuritë e arritura prej këtyre vajtje-ardhjeve ishin të mjaftueshme. Kësodore, besimtarët po drejtoheshin kah shtëpia e Nexhashiut.

Emigrimi i parë

Ata filluan menjëherë nga përgatitjet. Për të shpëtuar njëherë e mirë prej mekasve, por edhe për ta jetuar më të qetë besimin e tyre, ata, katër gra dhe njëmbëdhjetë burra, u nisën për në Etiopi. Në krye kishin Osmanin e nderuar, dhëndrin e të Dërguarit të Allahut (s.a.s). Padyshim që kjo lëvizje duhej bërë pa u marrë vesh kurrsesi prej mekasve. Ata po emigronin drejt një bote më të mirë, ashtu fshehurazi, në mes të natës.
Deri në breg shkuan, disa të hipur mbi deve, e disa të tjerë në këm- bë. Ndihmesa e Allahut (xh.xh.) po ua hapte rrugët që të lëviznin lir- shëm. Në breg u pritën prej dy anijeve, të cilat i morën në këmbim të gjysmë dinari për kokë. Kjo ishte nisja për në tokën etiopase.
Ndërkohë në Mekë, filloi të ndjehej mungesa e shumë njerëzve si Osmani i nderuar bashkë me nusen e tij, Rukijen, Mus’ab ibni Ume- jri, Abdurrahman ibni Aufi, Ebu Seleme bashkë me të shoqen, nënën tonë, Umu Selemen, deri te Osman ibni Maʼzuni. Paria e kurejshëve filluan pa humbur kohë nga kërkimet. Por, kur mbërritën ata, anijet ishin larguar prej bregut, të hapura drejt brigjeve të shpëtimit.
Më në fund, ata mbërritën shëndoshë e mirë në Etiopi. Tani nuk kishte më, as trysni të Ebu Xhehlit apo Ebu Lehebit, as fyerjet e panumërta të Utbes apo Shejbes, e as zënkat e ndërmjetme të Ukbes me Umejen. Tani ishin zhdukur të gjitha pengesat, që i dilnin përpara sapo të shiheshin se ishin duke adhuruar Zotin e tyre. Tani mund t’i falnin namazet e tyre me devocion, duke gjetur edhe një mundësi për të lexuar Kuran lirshëm.
Profeti i profetëve nuk mori lajm për një kohë të gjatë prej atyre që kishin emigruar për në Etiopi. Derisa më në fund, u gjend një grua që kishte ardhur nga ato anë, e cila erdhi t’i rrëfente se si i kishte parë Osmanin dhe Rukijen e Tij. I Dashuri Famëlartë u kënaq shumë prej atyre që dëgjoi.
– Padyshim që Osmani me Rukijen janë të parët prijës të shtëpisë së emigrimit, pas Ibrahimit dhe Lutit (a.s.), – ishin fjalët që tha ajo grua.

Kthimi

Që nga ajo kohë kaluan edhe dy muaj të tjerë. Një ditë të Ramazanit, i Dërguari i Allahut kishte ardhur sërish në Qabe, dhe po adhuronte Zotin e Tij. Rreth Tij u mblodh një kallaballëk, të cilët po prisnin të shihnin se ç’po bënte. Profeti ynë filloi të lexonte Kuran me të gjitha qelizat e trupit të Tij. Në atë kohë po lexonte suren Nexhm. Sureja që po lexonte Ai filloi t’i mblidhte të gjithë përreth për ta dëgjuar. Deri më tani nuk e kishin dëgjuar, pasi vetëm ishin orvatur si e si kush të bënte kush më shumë zhurmë, në mënyrë që të mos e linin të qetë. Dukej qartë, se kësaj here kishin vendosur ta dëgjonin deri në fund, por kjo ishte edhe hera e parë që po e dëgjonin me tërë rëndesën që zotëronte një fjalë e tillë.
Të gjithë ishin tani sikur ta kishin harruar qëllimin e tyre të vetëm, ngaqë ishin mbërthyer në atë botën e magjishme të gjuhës së Ku- ranit. Ajo shprehje hyjnore kishte filluar t’u përkëdhelte shpirtin, dhe pisllëqet që u mbushnin mendjet ishin fshirë me një të kaluar të dorës. Tanimë ndiheshin sikur të ishin njerëz krejt të tjerë. Profeti ynë i dashur paqja qoftë mbi të, me të ardhur në ardhur në ajetin e sexhdes, që gjendej nga ajetet e fundit të asaj sureje, u ul për të bërë sexhde. Po kjo ç’ishte? Të gjithë ashtu pavetëdijshmërisht filluan ta imitonin, duke shkuar të gjithë sa ishin në sexhde. Sikur nuk ishin ata që i kishin hapur luftë të Dërguarit të Allahut, i Cili vetëm sa ua bënte të ditur ardhjen e kësaj fjale. Sikur t’u kishte hapur Zoti perden e së vërtetës për ditët e ardhshme, e po ua tregonte gjindjes së Mekës.
Patjetër, kishte edhe shumë të tjerë, të cilët po e ndiqnin nga larg këtë tablo. Megjithëse me aq sa e shihnin, ata nuk po i jepnin dot kuptim gjithë kësaj që po ndodhte, madje disa syresh filluan t’i gjyko- nin keqazi mekasit që ishin ulur për të bërë sexhde. Ky ishte një gjy- kim për t’i kthyer edhe njëherë në vijën e mohimit, saqë ata u kthyen të gjithë duke thënë se vetëm sa ishin bërë pjesë e magjisë së Tij.
Kjo ndodhi ndërroi disa herë trajtë derisa mbërriti të transmeto- hej edhe në Etiopi, duke u treguar vetëm me aq sa përmbante forma e saj. Sipas lajmit, mekasit ishin kthyer në myslimanë. Atëherë nuk kishte më nevojë që të rrinin larg të Dërguarit të Allahut. Nëse edhe mekasit kanë arritur të pranojnë Islamin, atëherë nuk do të kishte as tortura a përndjekje. Ishin gëzuar shumë, saqë në sytë e tyre nuk mund të lexoje asgjë veç haresë. Nga njëra anë, nuk është se nuk habiteshin. Si mund të ndërronte vetëm brenda dy muajve gjithë ai mllef dhe gjithë ajo urrejtje. Si mund të zbuteshin ata aq shumë, sa t’ia deklaronin aty për aty Allahut dorëzimin e tyre. Por, nëse do Zoti, atëherë çdo gjë mund të ndodhë, kështu që në këto e sipër, vendosën të ktheheshin për në tokën e tyre.
Hipën sërish nëpër anije, dhe sakaq e gjetën veten në bregun për- ballë. Tanimë po përparonin me emocionin se do të takoheshin edhe njëherë me të Dërguarin e Allahut, me fëmijët dhe familjet, por edhe me Mekën e tyre. Por kur erdhën në një distancë që bëhej vetëm për një orë rrugë, e kuptuan të vërtetën. Ata ishin flijuar për faj të një keqkuptimi. Kjo ishte me të vërtetë një gjendje shumë e vështirë. Për një kohë ngelën ashtu, si ndërmjet Etiopisë dhe Mekës. Disa prej tyre vendosën që të ktheheshin për në Etiopi, ndërsa disa të tjerë ven- dosën që të prisnin natën, derisa ta kishin më të lehtë për të shkuar në shtëpitë e tyre në Mekë.
Ata që u kthyen prapë në Etiopi shpëtuan, megjithëse ishin të pikëlluar që nuk erdhën dot deri në Mekë, ku do të mund të vizitonin Qaben, të Dashurin e tyre, Krenarinë e Njerëzimit (s.a.s.), apo të vizitonin shtëpitë dhe të afërmit e tyre. Megjithatë ishin ruajtur prej dhunës së Mekës. Do të mund t’i kryenin prapë adhurimet ashtu siç nevojitej. Vetëm se të tjerët, ata që vendosën të hynin në Mekë, e gjetën veten përballë torturave akoma edhe më të vështira se më parë. Idhujtarët, duke e marrë parasysh ikjen e tyre të parë, tanimë kon- trollonin çdo mundësi ikjeje, duke ua bërë të pamundur largimin. Por, edhe torturat kësaj here nuk ishin më aq të lehta si më parë.

Gjendja e Mus’ab ibni Umejrit

Mus’ab ibni Umejri me të marrë vesh emigrimin e myslimanëve që u ishte bërë e pamundur jetesa në Mekë, filloi edhe ai të shpresonte se ndoshta Etiopia mund të ishte një mundësi për të shpëtuar prej bur- gut që kishte filluar t’i ushtrohej. Ishte edhe ai në mes të emigruesve të parë të Islamit. Ndërsa tani, ja ku e gjente edhe njëherë veten në fund të periudhës etiopase, të kthyer edhe njëherë në shtëpinë e tij në Mekë.
Kjo ishte një mundësi e arrirë për nënën e tij, kështu që, me ta marrë vesh ardhjen e të birit, ajo mendoi që ta burgoste në shtëpi. Të dy ishin më se të vendosur se nuk do të kthenin nga vendimet e tyre, mirëpo edhe të dy po qanin njëkohësisht. E ëma qante se si e kishte humbur djalin e saj për kaq kohë sikur të kishte qenë një imagjinim i çastit, ndërsa biri qante përse portat e zemrës së së ëmës ishin ende të mbyllura karshi njohjes së Zotit. Përplasja mes një djaloshi të mbushur me besim me të ëmën e tij që turfullonte prej inatit për të mos besuar, ishte njësoj si përplasja e besimit me mohimin në vetvete.
Kjo do të vazhdonte deri në çastin që e ëma do ta përzinte nga shtëpia të birin. Hunas binti Malik as që kishte ndërmend ta quante “djalë”, atë që nuk denjonte as t’i dëgjonte fjalën. Edhe gjatë kësaj dite ekzistonte e njëjta nxehje. E kishte privuar nga çdo gjë Mus’abin… Teksa mbyllte rezenë e portës së shtëpisë ndaj djalit të saj të vetëm, ajo po mbyllte edhe portën e zemrës së saj karshi besimit në Zotin
e vetëm.
Aq sa ishte e vështirë që një nënë të shkëputej prej të birit të saj, ishte e vështirë që edhe një djalë të duronte gjendjen në humbje, të mbyllur njëherë e mirë në një boshësi të përjetshme, ndaj besimit, të nënës së vet. Megjithatë, Mus’abi as që kishte ndërmend që të hiqte dorë prej detyrimeve të tij në këtë jetë. As që bëhej fjalë për pasurinë dhe mallin. Ai nuk kishte asnjëfarë shqetësimi për trashëgiminë. Sytë ia kishte mbushur veç besimi, aq sa edhe nënën e vet mund ta kundërshtonte. Tanimë ngjante sikur po i përgjërohej nënës së tij:
Nënokja ime, të përgjërohem dëgjomë njëherë! Eja beso edhe ti se nuk ka zot tjetër veç Allahut, dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij.
Aq sa ishte e ëmbël kërkesa e përgjëruar e të birit, aq më e egër dhe e palëkundur ishte përgjigja e nënës.
– Të betohem për të gjithë yjet, se as kam humbur mendjen, e aq më pak ndërgjegjen që të pranoj fenë tënde.
Asnjë prej orvatjeve nuk po jepte fryte, kështu që ai u largua nga shtëpia pa kurrfarë zgjidhjeje, por duke u përshëndetur me njerëzit e familjes. Për t’u përzënë, ishte përzënë së andejmi, por zemra do t’i prehej në djepin më të ngrohtë të gjithësisë. Erdhi pranë të Dërguarit të Allahut, për të mos u larguar më asnjëherë.
Tani, edhe Mus’abi ishte si gjithë sahabët e tjerë, që të veshur me ndonjë veshje të ashpër, ç’t’u gjendej, jetonin një ditë të ngopur, e disa ditë të tjera pa futur asgjë në gojë. Tani ai kishte hyrë në mesin e Bilalëve dhe Hababëve. Lëkura e tij e butë, e mësuar me gjithëfarë erërash të mira, filloi të ashpërsohej si lëkura e gjarprit në thatësirë, nga uria dhe etja që u karakterizonte pjesën më të madhe të ditëve. Madje kishte filluar edhe t’i rripej pjesë-pjesë.
Një ditë po vinte në vendin ku ishin mbledhur të gjithë. I Dërguari i Allahut, bashkë me sahabët e Tij të tjerë po e shihnin teksa afrohej. Dukej shumë i lodhur; mosha i kishte përparuar, e sytë i shihnin më thellë. Kokat e të gjithëve u ulën. Të gjithë po e ndjenin trishtimin që filloi t’i rrëqethte mishtë. Sepse Mus’abi ishte i veshur vetëm me një leckë të vjetër, që nuk shihej me sy. Kjo gjendje i prekte shumë të gjithë ata që e mbanin mend gjendjen e tij para se të pranonte Islamin. Bilali ishte vetë i varfër. Edhe Hababi me Amarin nuk e kishin më të mirë gjendjen e tyre ekonomike. Ata ishin të mësuar me varfërinë. Por Mus’abi nuk ishte si ata. As i Dërguari i Allahut nuk e duroi dot këtë pamje, andaj filloi të thoshte këto fjalë:
– Unë e kam parë edhe më parë Mus’abin. Në kohën që jetonte më nënën dhe babanë, ai ishte djaloshi më i pashëm i Mekës. Ai i la të gjitha dhe erdhi këtu, me Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
Ndërsa ai vetë as që i jepte rëndësi gjithë këtyre. Sepse nuk ishte veshja ajo që ta falte kënaqësinë shpirtërore. Nëse nuk ka besim në një zemër, atëherë trupin e ke veç të mbuluar në dhimbje. Ai kishte vetëm një qëllim; ishte lidhur me një litar që të bashkonte me pjesën e përtejme të qiellit, e nga dita në ditë po ngjitej sa vjen e më tepër. Çdo ditë i mësonte përmendësh ajetet e zbritura, e duke i rrahur ato me të Dërguarin e Zotit (s.a.s.), Mësuesin e përsosur, mundohej që t’i jetonte gjatë çdo çasti të ditës së tij.

ilmihali

Share this post

scroll to top