Emigrimi i dytë – Nexhashiu

old-kaba.png

Vuajtjet shtoheshin nga dita në ditë, kështu që Profeti ynë i dashur mendoi se zgjidhja më e mira do të ishte që disa prej tyre të emigronin sërish për në Etiopi. E kishin marrë vesh se si ishte pak a shumë gjend- ja e atyre që gjendeshin në Etiopi, andaj i Dërguari i Allahut mendoi se Etiopia do të ishte një vend më i mirë për të kryer adhurimet, por edhe për ta kumtuar Islamin te të tjerët. Vetëm se zemrat e tyre donin që ta kishin përherë afër të Dërguarin e Allahut. Osmani i nderuar, vendosi t’i thoshte kështu të Dërguarit të Allahut (s.a.s.):
-O i Dërguari i Allahut, ne ikëm njëherë herën e parë, ndërsa tani do të shkojmë sërish te Nexhashiu. Sikur të vije edhe Ti me ne?..
– Ju po bëni emigrim drejt Allahut, por edhe drejt meje njëkohë- sisht! Andaj, keni dyfishin e shpërblimit për emigrimin tuaj. Kjo na mjafton o i Dërguari i Allahut!

Tanimë koha ishte për t’u nisur. Vetëm se kjo ishte një rrugë, të cilën e dinin edhe idhujtarët. Kishin marrë disa masa, por prapëse- prapë duhet të tregoheshin shumë të kujdesshëm që të mos e nxirrnin veten hapur. Për më tepër, ky grup ishte më i madh se i pari. Gjithçka duhet të ishte e mirëkontrolluar.
Prapë ishte një kohë muzgu kur vendosën të largoheshin për në vendin nga niseshin anijet. Gjithsej ishin rreth njëqind vetë, prej të cilëve tetëmbëdhjetë ishin gra.
Megjithëse ata e kishin kryer çdo veprim në fshehtësi, kurejshët u tërbuan kur morën vesh për largimin e tyre. E dinin mjaft mirë se ç’kishte ndodhur me ikjen e tyre, si dhe sjelljen që kishte treguar Nexhashiu karshi tyre. Tanimë numri i atyre që po largoheshin ishte edhe më i madh. Gjendeshin përballë një problemi tejet serioz. Kjo çështje, të cilës nuk ia kishin gjetur dot zgjidhjen sa ishte ende e ngrohtë, ishte bërë një çështje shumë e gjerë, duke u hapur kaq gjerë. Jo, jo, çdo gjë ishte duke i ikur duarsh. Zaten ikja e dy burrave si Omeri dhe Hamzai i nderuar ia kishin thyer belin. Ardhja e tyre i kishte bërë edhe më të fuqishëm myslimanët. Tani çështja sikur zhvillohej jashtë duarve të tyre.
U mblodhën edhe njëherë për ta rrahur çështjen, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe përfundimtare. Vendimi që morën ishte që ta bindnin disi Nexhashiun që t’ia kthente mbrapsht njerëzit që u kishin ikur. Kështu që zgjodhën disa syresh që të shkonin e ta flisnin këtë mesele me mbretin e Etiopisë, Nexhashiun.
Kurejshët nuk donin që ta linin në dorë të fatit këtë ngjarje. Andaj i tregonin me detaje njëri-tjetrit se si duhet të vepronin në çdo rrethanë që mund të përballeshin. Madje edhe përgatitën dhurata të panumër- ta për Nexhashiun dhe për njerëzit që e rrethonin. Edhe mënyrën se si do t’ua paraqisnin dhuratat nuk e linin mangët pa e folur me njëri- tjetrin deri në imtësi. Më parë duhet t’ia jepnin njerëzve të mbretit, që më parë të ishin ata që do të bindeshin prej tyre. Në fund do të shkonin te Nexhashiu, që t’i parashtronin dëshirën e tyre të epërme. Nëse bindeshin të tjerët, edhe Nexhashiu nuk do të kishte ç’të thoshte përballë një tabloje kur të gjithë do të thoshin: “T’ia kthejmë!”.

Letra që i shkon Nexhashiut, dhe përgjigja e tij

Ndërkohë, i Dërguari i Allahut i nis letër Amir ibni Umejes, që t’i kërkojë Nexhashiut që t’ia marrë në mbrojtje njerëzit që po shkojnë atje, në prijësinë e Xhafer ibni Ebi Talibit (r.a.). Me sa duket asgjë nuk lidhej vetëm me ato që dëgjoheshin, por me anë informacionesh edhe më të thella e të sigurta. Sepse duhej medoemos që të parandalohej ndonjë situatë e pakëndshme që mund të bënte vaki. Në letrën e Profetit tonë shkruhej:
– Bismillahi Rrahmani Rrahim.
Nexhashiut, nga i Dërguari i Allahut, Muhamedi
Përshëndetja e Allahut qoftë mbi ty! Unë falënderoj Allahun që është Melik, Kuddus, Mumin dhe Muhejmin. Unë dëshmoj se Isai, i biri i Merjemes, është shpirti i Allahut dhe fjala e Tij, e cila erdhi nëpërmjet gruas së nderuar, Merjemes. Ai që e la me barrë Merje- men, ashtu siç krijoi Ademin (a.s.)
Ndërkohë, unë të ftoj ty të bëhesh mik i Allahut të pashoq dhe të vetëm; Të ftoj që të besosh në ato që them unë, e që më thuhen mua nëpërmjet revelacionit. Sepse unë jam i Dërguari i Allahut.
Unë kam nisur për te ty një grup myslimanësh, me në krye djalin tim të xhaxhait, Xhaferin. Jepu atyre mundësinë të rrinë në vendin tënd, duke u treguar bujarinë tënde.
Unë të ftoj ty bashkë me gjindjen tënde që të bashkohesh me fenë e Allahut. Unë e kreva detyrën time të këshillimit, ju kërkoj që t’i prisni me mirëkuptim.
Paqja qoftë mbi ata që zgjedhin rrugën e udhëzimit për t’iu bindur! Nexhashiu, pasi e lexoi letrën e Muhamedit (s.a.s.), shkroi një letër ku shprehte ndjenjat e tij më të sinqerta. Në atë letër shkruhej:
Të Dërguarit të Allahut, Muhamedit, nga mbreti i Etiopisë, Nexhashiu. Paqja, begatia dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty, o Profeti i Allahut! Ai, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e që më udhëzoi mua me rrugën e Islamit.
Më mbërriti si letra jote, si ato që thuhen aty për Isanë, të birin e Merjemes. Lëvduar qoftë Allahu, që Isai nuk ka thënë asgjë më tepër se sa ato që përmendje Ti! Prej të ardhurve, me në krye djalin Tënd të xhaxhait mësuam shumë. Unë dëshmoj se Ti je i Dërguar i Allahut, që është Besnik dhe që kërkon besnikëri. Tani unë jam i bindur ndaj Teje, duke t’i dorëzuar në dëshminë e Zotit. Po të nis sakaq djalin tim, Eriha ibni Es’hame ibni Ebxherin. Unë jam mbret vetëm i ve- tes sime, nëse më kërkon, atëherë unë do të vij menjëherë për te Ty. Sepse unë e di shumë mirë se çdo gjë që thua Ti është e drejtë.
Ashtu siç kuptohej edhe prej letrës së Nexhashiut, ai tashmë po i dorëzohej të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), duke dhënë edhe fjalën se myslimanët do të ishin nën mbrojtjen e tij. Madje ishte edhe i gat- shëm që ta jepte postin e mbretit, për të shkuar pranë Tij, nëse Ai e dëshironte diçka të këtillë. Madje thoshte se për këtë mjaftonte edhe vetëm një shenjë.
Edhe ky bashkëbisedim ishte, për disa, një burim për prodhimin e strategjive të nevojshme.

ilmihali

Share this post

scroll to top