FJETJA E PROFETIT (s.a.s.) MBI RROGOZ

ıp-hasir-desenli-kumas-1532-e1594815383919.jpg

Një ditë, Omeri (r.a.) shkoi tek i Dërguari i Zotit. Profeti po qëndronte mbi rrogozin mbi të cilin kishte fjetur dhe në një anë të fytyrës kishte ende shenjat e rrogozit. Në një anë të dhomës kishte një lëkurë të punuar, ndërsa në një qoshe tjetër, një torbë me ca grushte grurë. Ja, këto ishin gjërat që gjendeshin në dhomën e të Dërguarit të Zotit. Hz. Omeri (r.a.) u prek dhe qau. Kur i Dërguari i Zotit e pyeti përse po qante, Omeri (r.a.) iu përgjigj: O, i Dërguari i Zotit! Ndërkohë që mbretërit flenë në shtretër me pupla, Ti (gjithësia u krijua për hir të tij) fle vetëm mbi një rrogoz që të lë shenjë në fytyrë. U preka nga çka pashë. Pas kësaj, i Dërguari i Zotit iu drejtua Omerit(r.a.): “A nuk dëshiron, o Omer, që ahireti të jetë i yni dhe kjo botë të jetë e tyre.”[1]

Në një transmetim tjetër, Profeti ynë ka thënë: “Ç’lidhje kam unë me jetën e kësaj bote. Unë jam si një udhëtar. Një udhëtar që prehet nën hijen e një peme, pastaj largohet prej aty dhe vazhdon udhëtimin.”[2]

Ai kishte ardhur me një mision në jetë. U kishte sjellë njerëzve frymën ringjallëse në ndjenja dhe në mendime. Kur të kryente misionin, do të largohej nga kjo botë. Të hamendësosh në ndryshimin e disa gjërave, në emër të botës nga një njeri kaq i painteresuar ndaj botës, duket se është pak absurde. Ai kurrë nuk u përkul përpara botës dhe Ai asnjëherë nuk hapi velat për të ndryshuar kahe.

[1]Buhariu, 4/1876; Muslimi, 2/1105; Ahmed b. Hanbel, 3/139

[2]Tirmidhiu, 2/588; Ahmed b. Hanbel 1/301

 

ilmihali

Share this post

scroll to top