Lutjet e Profetit (s.a.s) kur bëhet darkë

Profeti, që zbukuron atmosferën e ditës që lind me lutjet e tij të mahnitshme, vazhdon të lexojë lutjet e veta edhe kur perëndon dielli e bie errësira. Lexon e thua se e risjell diellin sërish me lutjet e tij. Ndal dhe netët e profetit ishin të njëllojta me ditën. Lutjet ishin fenerë të shndritshëm që ndriçonin qiejt e netëve të tij, ndaj dhe ai nuk neglizhonte asnjëherë t’i ndizte këta fenerë.

“O Zoti im! U ngrysa duke dëshmuar e duke mbajtur dëshmitarë të gjithë ata që mbajnë kupën e qiejve, engjëjt e gjithë krijesat, se nuk ka zot tjetër veç teje, se nuk ke shok e as ortak dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari Yt”519.

Secila etapë e namazit të tij, është si një shkallë drite, që ngjitet drejt kupës së qiellit. Secila këmbë e kësaj shkalle, është atmosfera e larmishme në fazën e përgatitjes për namaz, është e lidhur fort me ndriçimin e dritës brenda namazit. Edhe në banjë, ai hyn duke u lutur, del duke u lutur. Nis abdesin me një lutje dhe e vazhdon me nga një lutje për secilën pjesë të trupit që lan. Përfundon abdesin dhe sërish lutet. Lexon një lutje pas ezanit, hyn në xhami me lutje, nis namazin me tjetër lutje. Lutet rrugës për në faltore, lutet në faltore, lutet duke dalë nga faltorja dhe secila prej këtyre lutjeve, është e posaçme për rastin përkatës. Nis namazin dhe menjëherë pas tekbirit fillestar, lutet. Në ruku’, sexhde e kijam, mes dy sexhdeve, kur rri ulur, kur jep selam… Ai lutej… Dhe profeti nuk neglizhonte pothuajse asnjëherë t’i lexonte të gjitha këto lutje.

519 Ebu Davud, Edeb, 101.

ilmihali

Share this post

scroll to top