MEDINA: NJË ATDHE I RI

profeti-muhamed-44.jpg

Gjatë një kohe të ikindisë, i Dërguari i Allahut u zhvendos nga lagjja ku banonin bijtë e Nexharit dhe u nis në drejtim të Medinës. Nga pas i vinte Ebu Bekri i nderuar (r.a.). Ai vetë rrinte në krye. Tashmë Jethribi do të identifikohej me të Dërguarin e Allahut, dhe si për t’i përmendur të dy bashkë, e quajtur “Medina e Muhamedit”. Megjithëse më vonë do t’i ngelej sërish thjesht Medinë. Që këtej e tutje, në Medinë, po jetohej një festë. Djemtë e rinj ishin mbledhur bashkë me heshtat e po hidhnin valle, ndërsa disa të tjerë e prisnin me poezi të bukura. Tashmë çdo gjë sikur të ishte më e ndriçuar, e kapluar prej një gëzim, të cilin nuk e kishte parë asnjëherë Medina. Fytyrave u kishte ardhur buzëqeshja, dhe sikur të donin t’u largonin hidhërimin prej horizonteve, po ngriheshin kumbimet e zërave të fëmijëve.
– Ja, ka ardhur Resulullahu! Na lindi hëna mbi krye, tej kodrave të Thenasë, – thoshin ata rimueshëm.
Ai që na fton tek e mbara, lum si ne për aq sa Ai rri me ne! O mëkëmbës që u nise për te ne! Padyshim që Ti na ke ardhur me një mesazh, të cilit i duhet bindur.
Medina po e ftonte në kraharorin e vet. Disa njerëz të tjerë, si për të ruajtur ritmin, thoshin:
– Ne jemi fqinjët e bijve të Nexharit! Sa mirë që Resulullahu u bë fqinji ynë, ndërsa i Dërguari i Allahut u përgjigjej:
– Allahu e di, që edhe unë ju dua ju!

Vendqëndrimi i parë
I njëjti emocion si në Kuba, kësaj here po ndjehej edhe në Medinë. Të gjithë ishin rreshtuar buzë rrugës, duke garuar me njëri-tjetrin sekush ta priste Muhamedin paqja qoftë mbi Të në shtëpinë e vet. Çdo familje që e shihte të drejtohej kah shtëpia e tyre, mbartte shpresën “Ah sikur të qëndrojë në shtëpinë tonë!”. Megjithatë, Ai, si për t’iu përgjigjur dëshirave të tyre, tha:
– Lërini të lira frerët e devesë, sepse ia kam lënë asaj. Po ia linte devesë që ta zgjidhte vendin se ku do të bujtte. Në fakt kjo ishte edhe një zgjidhje që do të parandalonte mendimet e të tjerëve. Kafsha e bekuar, Kasua, po ecte nëpër rrugët e Medinës, e njerëzit e ndiqnin nga pas. Shkonin për të parë vendin ku do të qëndronte. Vajzat e bijve të Nexharit po gëzoheshin edhe njëherë më shumë. Po mirëprisnin të Dërguarin e Allahut (s.a.s.).
– Ne jemi fqinjët e fëmijëve të Nexharit. Sa të lumtur jemi! Tashmë Resulullahu do të jetë fqinji ynë.
Resulullahu u kthye nga ata dhe tha:
– A më doni mua?
Ç’do të thoshte, “A më doni?”?
– Po, o i Dërguari i Allahut.
– Vallahi që edhe unë ju dua ju! – ishte përgjigjja e entuziazmuar e të Dërguarit të Allahut, i Cili ishte prekur shumë prej situatës së formuar. Vallahi, edhe unë ju dua ju! Vallahi edhe unë ju dua ju! Kasua ndali para portës së një shtëpie, dhe po shihte nga të dyja anët, dhe pastaj u kthye sërish në vendin prej nga ishte nisur. Me sa dukej po përpiqej të kryente detyrën që ia kishte ngarkuar paracaktimi hyjnor. Priti edhe pak çaste, pastaj u përgjunj. Ensarët dhe muhaxhirët po e ndiqnin tërë kureshtje. Ishte caktuar shtëpia ku do të rrinte i Dërguari i Allahut (s.a.s.). Nga faqet e Ebu Ejub Halid ibni Zejdit po buronte një gëzim i papërshkrueshëm. Sepse shtëpia më afër vendit ku kishte qëndruar deveja, ishte shtëpia e tij.
– E kujt është shtëpia pranë Kasuas?
– E imja, o i Dërguari i Allahut! – u hodh Ebu Ejubi, – ajo është shtëpia ime, dhe ja tek e ka portën.
– Atëherë, unë do të qëndroj në shtëpinë tënde, – tha i Dërguari i Allahut.

– Mirë se të vini! Kështu filloi ai qëndrim që zgjati plot shtatë muaj. Kjo shtëpi kishte edhe një tjetër karakteristikë. Kjo ishte shtëpia që kishte ndërtuar mbreti i Tubas, duke thënë se kjo shtëpi duhet të qëndronte pasi në të do të rrinte profeti i kohës së fundme. Ajo shtëpi po përgatitej tashmë për të pritur Krenarinë e Njerëzimit, Profetin Muhamed paqja qoftë mbi Të. Në fakt, i Dërguari i Allahut ishte mysafiri i Ebu Ejubit, ama gëzimin e përjetonin të gjithë ensarët po njësoj. Pasi Ai ishte miku i të gjithëve. Pas gjithë asaj kohe që Meka nuk kishte lënë të keqe pa i bërë, Ai kishte zgjedhur pikërisht Medinën për t’u vendosur. Shtëpia e Ebu Ejubit do të ishte vendqëndrimi i Tij në qytetin e tyre. Aty vinin përditë dy a tre medinas të rinj, duke bërë që tërë ensarët të mund të tregonin bujarinë e tyre.

ilmihali

Share this post

scroll to top