MËNYRA E ECJES DHE E ULJES SË PROFETIT MUHAMED (s.a.s.)

images.jpg

MËNYRA E ECJES SË PROFETIT

Transmetimin e parë në lidhje me ecjen e Profetit e ka bërë Ebu Hurejre (r.a.). Ai shprehet kështu: “Nuk kam parë njeri më të bukur se Profetin tonë. Dukej sikur dielli shkëlqente në fytyrën e tij. Ecja e tij ishte e shpejtë dhe nuk kam parë njeri tjetër të ecë kaq shpejt. Kjo shpejtësi nuk vinte nga e ecura shpejt, por dukej sikur toka palosej e mbështillej nën këmbët e tij. Ai asnjëherë nuk bënte asgjë që t’i sillte vështirësi.”[1]

Hazreti Ali (r.a.) kur përshkruan ecjen e tij, shprehet: “Kur hidhte hapat, e ngrinte këmbën rëndë dhe e mbështeste rëndë në tokë. Dukej sikur ulej nga një tatëpjetë.”[2]

 

MËNYRA E ULJES SË PROFETIT

Çdo gjendje e Profetit ishte e natyrshme. Kajle binti Mahreme (r.a.) transmeton: “Një ditë kisha hyrë në xhaminë e Profetit. E pashë të ulur me gjunjë të ngritur, kofshët i kishte ngjeshur tek barku dhe duart i kishte lidhur tek kockat e këmbëve.”[3] Ndërsa në një transmetim tjetër: “Njërën këmbë e kishte vendosur mbi tjetrën dhe ishte mbështetur mbrapa.”[4]

Këto transmetime duhet të kenë lidhje me ndonjë gjendje specifike të Profetit. Sepse ne dimë që në disa hadithe të tjera, Profeti i ka ndaluar këto mënyra të uluri. Prandaj sahabet i kanë transmetuar këto hadithe ngaqë nuk kanë qenë të informuar më parë rreth kësaj mënyre të uluri.

Ndonjëherë, kur Profeti qëndronte i ulur, mbështetej mbi diçka. Nëse do të ulej nga ana e djathtë, vendosnin një mbështetëse nën dorën e djathtë. Ai e ka ndaluar mbështetjen tek diçka gjatë të ngrënit për arsye se praktikohej shumë para Islamit. Ai ka thënë: “Unë asnjëherë nuk ha duke u mbështetur.”[5] “Nuk do të ha duke u mbështetur diku. Nuk do të ha duke u mbështetur.”[6] Arsyeja e thënies së këtyre këshillave është kjo:

Një ditë, pranë Profetit të nderuar, erdhi një sahabe i quajtur Abdullah ibn Jusr. Me vete kishte sjellë një dash të pjekur si dhuratë për të. Profeti ynë u ul mbi dy gjunjët dhe filluan të hanin bashkë me sahaben që kishte pranë. Ndërkohë, vjen një bedevi nga jashtë:

“O i Dërguari i Zotit! Ç’je ulur kështu?” – e pyet, që nënkuptonte: pse një njeri si ju të ulet si të varfrit?

“Zoti më bëri një rob të nderuar, nuk jam një tiran”[7], – i përgjigjet ai.

Profeti ynë na ka tërhequr vërejtjen me të tilla paralajmërime.

Sahabet e shpjegojnë kështu mënyrën e të ulurit të Profetit tonë, zotërisë së gjithësisë:

“Një ditë, Profeti i nderuar u sëmur. Doli nga dhomat dhe erdhi në xhami. Ndërkohë ishte mbështetur tek Usame ibn Zejdi. Kishte veshur rroba të trasha. Ishte mbështjellë me ato rroba sikur mbështillej kur hynte në ihram. Pavarësisht veshjes, na priu për namaz. Në disa transmetime thuhet se kjo gjendje është sëmundja e frikës nga vdekja.”[8]

[1]Ahmed b. Hanbel, 2/380

[2]Muslimi, 4/1804; Ahmed b. Hanbel, 1/96

[3]Tirmidhiu, Shemail, 1/115

[4] Buhariu 1/180, 5/2318; Muslimi, 3/1662; Tirmidhiu, 5/95

[5]Buhariu 5/2062

[6]Ebu Davud, 375; Ibn Maxhe 2/186; Ahmed b. Hanbel, 4/308

[7]Munavi, Fejzul- Kadir, 7/23

[8]Ahmed b. Hanbel, 3/262

 

ilmihali

Share this post

scroll to top