Duket qartë që Profeti gjatë viteve të jetës ka bërë një jetë të thjeshtë. Kjo është pasqyruar edhe tek mestet e tij. Hadithi i transmetuar nga Burejde, është një argument për këtë. Ai thotë: “Nexhashiu i dhuroi Profetit dy meste të zeza, të pazbukuruara dhe të paqëndisura. Profeti i veshi ato, mori abdest dhe u dha mes’h sipër.
Emri i mbretit të Habeshit, Nexhashit, atij që i dërgoi dhuratën, ishte ‘As’hame‘[1] Kur ky njeri vdiq, Profeti tha:
“Sot në Habesh vdiq një rob i mirë. Të ngrihemi dhe t’i falim namazin e xhenazes.”[2]
Edhe Dihjetul Kelbi i ka dhuruar meste Profetit. Profeti paqja qoftë mbi të! i ka veshur këto meste derisa janë vjetruar.[3]
Në librat e hadithit tregohet një ngjarje e tillë. Profeti paqja qoftë mbi të! një ditë shkon poshtë një peme për nevoja personale. I heq mestet e bekuara dhe i vendos në tokë. Ndërkohë që kishte marrë abdest dhe po vishte njërin prej mesteve, një zog nga lart ia merr mestin tjetër me sqep dhe fluturon lart. Pastaj zogu e ktheu mbrapsht mestin. Nga brenda doli një gjarpër. Pas kësaj, Profeti u shpreh kështu: “Zoti im! Kërkoj mbrojtje prej Teje nga e keqja e krijesave që ecin me dy këmbë, me katër këmbë dhe ato që zvarriten.”[4]
[1]Buhari, 1/443.
[2]Buhari, 1/420, 443, 447.
[3]Tirmidhiu, 4/240.
[4]Taberani, Muxhemul-Evsat, 9/121; Hejsemi, Mexhmeuz-Zevaid, 1/121.