Ndërhyrja e Ebu Bekrit të nderuar

profeti-muhamed-44.jpg

 

Kaluan disa kohë. Pranë Profetit tonë të dashur (s.a.s.) gjendeshin gjithsej tridhjetetetë myslimanë. Ebu Bekri i nderuar (r.a.) kishte arri- tur majat në ndriçimin prej pasurisë së shpalljeve hyjnore, por nuk i kishte dhënë dot fund furtunave që kishin nisur brenda tij, e njëlloj si ai, edhe Ebu Dherri donte që ta thoshte emrin e Allahut me zë të lartë mu aty në Qabe. Mirëpo, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) theksonte se nuk kishte ekuilibrim të mjaftueshëm të forcave:
– Ne jemi shumë pak në numër, – thoshte Ai, por, prapëseprapë nuk ia theu dot akullin përbrenda Ebu Bekrit të nderuar. Mandej, për të mos e lënë vetëm, e mori me vete, dhe shkuan të dy për në Qabe. Të gjithë ishin tërhequr mënjanë, dhe po dëgjonin Ebu Bekrin e nderuar që po i ftonte njerëzit në fenë islame. Sakaq, ai po fitonte cilësinë e kumtuesit të parë haptaz.
Veçse kurejshët, të cilët nuk mund ta duronin një tjetër zhvillim jashtë vullnetit të tyre, iu vërsulën që t’i sulmonin. I kishin vënë në
shënjestër të gjithë sa gjendeshin aty, e po i godisnin me ç’t’u gjendej në duar. Ndërkohë, edhe Ebu Bekrin e kishin vënë midis këmbëve dhe vetëm e godisnin ashpërsisht. Utbe ibni Rebiaja kishte një mllef të paimagjinueshëm, e po e rrihte për vdekje atë. Asisoj që fytyra e Ebu Bekrit të nderuar ishte mbuluar prej të kuqes së gjakut, e hunda i ngjante sikur t’i ishte ngjitur pas fytyre. Trupi i Ebu Bekrit të drobi- tur, gjendej i shtrirë përdhe, pa ndjenja. Në fund, të gjithë u larguan me mendimin se “vdiq”.
Sakaq, kushërinjtë e tij, që e morën vesh, erdhën dhe e morën që ta shpinin në shtëpi. Me ta parë seriozitetin që kishte fituar situata, shkuan të gjithë tok dhe u betuan aty pranë murit të Qabes:
– Nëse Ebu Bekri vdes, ne do ta vrasim Utben.
Mandej u kthyen sërish për në shtëpinë e Ebu Bekrit. Aty ishin mbledhur gjithë të afërmit e tij, të cilët po prisnin që ai të jepte qoftë edhe një shenjë se ishte ende në jetë. E nxitnin vazhdimisht që të fliste.
Aty në të ngrysur, u duk sikur erdhi pak në vete… Ebu Bekri lëvizi. Po, sa mirë, po jetonte!.. Saora, të afërmit që rrinin aty pranë filluan të frymëmerrnin normalisht. Ia kishte hedhur lehtë një gjakmarrjeje që do të zgjaste për vite me radhë.
Ebu Bekri ishte një njeri që e dinte shumë mirë përse jetonte, dhe tërë horizontet ia kishte mbushur dashuria për Të. Në fillim, teksa i sakrifikonte të gjitha ç’kishte mall e pasuri, ishte i gatshëm edhe për këto ditë. U mundua ta mblidhte veten sa më shpejt të ishte e mun- dur; megjithëse përpiqej, prapë e kishte të pamundur që të ngrihej në këmbë. Mundohej diç të thoshte. Fjalia e parë që i derdhej përmes dhëmbëve ishte:
– Si është i Dërguari i Allahut?
Ishte e pamundur që ata që gjendeshin rreth e qark në ato momente t’i jepnin kuptim. Një njeri që sapo ishte kthyer paq prej vdekjes, nuk pyeste për veten, por për Të. Ishte e pakuptueshme. Nuk i dhanë fare rëndësi, por u ngritën që t’i jepnin diçka për të ngrënë e për të pirë.
Nga ta dinin ata se problemi i tij kryesor nuk ishte e ngrëna dhe e pira. Ebu Bekri, nëse i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe të Dërguarit të Allahut, si mund t’i shkonte mendja te buka? Si mund ta freskonte ai veten me ujë të ftohtë, nëse nuk merrte më parë ndonjë lajm për gjendjen e të Dërguarit të Allahut.
Me ta parë që ai jetonte, kushërinjtë filluan të largoheshin një e nga një. Ebu Bekri tashmë ishte vetëm me nënën e tij. Kur i hapi sërish sytë, mbi krye i rrinte e ëma me një enë me supë. Ai, prapë me buzët që mezi i lëvizte filloi të thoshte të njëjtën fjali:
Si është i Dërguari i Allahut?
– Për Zotin, që nuk kam asnjë lajm në lidhje me Të, – iu përgjigj ajo me një shikim tërë çudi. Si nënë që ishte, po i dhimbte xhani. Djalit të vetëm, që ia kishte falur Allahu, i ishin thyer krahët, e rrinte i shtrirë i mbuluar nga gjaku.
Nuk kishte asnjë zgjidhje… Megjithëse u mundua, e kishte të pa- mundur të ngrihej. Ishte përballë një problemi që nuk mund t’i gjente zgjidhje, andaj iu përgjërua nënës së tij:
Të përgjërohem, o nënë, të kishe shkuar njëherë te Umu Xhe- milja259, e bija e Hatabit e të pyesësh.
Zemra e nënës rrihte akoma dhe më shumë prej dhembshurisë. Shkoi menjëherë për tek Umu Xhemilja.
– Ebu Bekri pyet prej teje, se si është i Dërguari i Allahut, – e pyeti ajo fillimisht.
Vetëm se, atë ditë, për një njeri, që të pranonte se kishte besuar në Islam ishte një arsye e mjaftueshme që të përndiqej dhe të përflitej. Po, edhe Umu Xhemilja ishte një besimtare e re. Vetëm se nuk e pra- nonte besimin që të mos e merrnin vesh kurejshët. Kështu që, vendo- si t’i përgjigjej se nuk e dinte se kush ishin Ebu Bekri dhe Muhamedi, i biri i Abdullahut. Vetëm se, nëse Umu Hajri kishte ardhur deri këtu, medoemos duhet të kishte diçka të rëndë.
– Në gjithë këtë çështje se ç’ka një gjë të çuditshme, – tha ajo dhe u kthye për në shtëpi. Ebu Bekri i nderuar shtrihej ashtu i mpirë dhe pa lëvizje. Umu Xhemilja nuk e mbajti dot veten kur e pa në një gjend- je aq të vështirë. Duke mos e marrë parasysh edhe gjendjen e Umu Hajrit, tha:
S’ka dyshim se ata që ta kanë bërë këtë duhet të jenë ata të shthururit. Besoj se Allahu ka për të ta marrë hakun shumë shpejt. Reagimi i Ebu Bekrit nuk ishte i ndryshëm nga më parë:
– Ç’bëri i Dërguari i Allahut? Ku është ajo?
Umu Xhemilja e kishte mbledhur veten, e kishte filluar sërish të sillej më e kujdesshme:
– Ke nënën këtu, po i dëgjon të gjitha ç’po fliten, – tha ajo qetë- sisht. Ebu Bekri e njihte nënën e tij, andaj:
Nuk të vjen asnjë e keqe prej saj. Nuk del asnjë sekret prej saj, – i dha ajo besën, e sakaq dha sihariqin që do ta qetësonte mirëfillthi Ebu Bekrin.
– Shëndoshë e mirë është.
Veçse ajo nuk dukej se do të mjaftohej me kaq. Zaten edhe besnikëria këtë e bënte të nevojshme.
Ku është Ai? – e pyeti ai sërish.
Në shtëpinë e Erkamit, – iu përgjigj Umu Xhemilja.
Pa e parë me sytë e vetë, ngjante sikur dhimbjet nuk do t’i reshtnin aspak. E mblodhi edhe njëherë veten dhe tha:
– I betohem Allahut, se pa shkuar ta shoh me sytë e mi Resululla- hun, as kam për të ngrënë, e as kam për të pirë.
Nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të prisnin që gjendja përreth të qetësohej disi. Kur ra muzgu, dhe gjithësia ra në qetësi, e morën Ebu Bekrin për krahësh dhe u nisën për në shtëpinë e Ibni Erkamit.
Besniku më i madh u derdh mbi këmbët e të Dërguarit të Allahut me ta parë se Ai ishte shëndoshë e mirë. Filloi t’ia puthte fytyrën. Megjithëse ishte në një gjendje të atillë saqë ishte e pamundur të mos ndjeje keqardhje, ai ndihej tani sikur kishte fituar gjithë botët. Po përjetonte një gëzim të parrëfyeshëm. Kjo, veç të gjithash, ishte edhe një dashuri për robin më të dashur të Allahut, më e madhe se dashu- ria për nënën, babain dhe gjithë të dashurit e tjerë. Ishte përfundimi ku mund të arrinte një njeri i përsosur për nga besimi. A nuk kishte këshilluar ashtu edhe vetë I Dërguari i Allahut?260
Në këtë situatë, edhe sahabët e tjerë, kur panë plagët e panumërueshme të Ebu Bekrit të nderuar, zunë të qanin. Nga ato që dukeshin ishte prekur së tepërmi edhe i Dërguari i Allahut. Edhe këtë pikëllim ia pati kuptuar Ibni Ebi Kuhafeja. Zaten ishte aq i ndjeshëm, saqë nuk ishte i kënaqur që Resulullahu të prekej duke parë gjendjen në të cilën ishte… E si mund të ishte!.. Ebu Bekri, i cili e kishte shumë të vështirë të shpëtonte nga qarjet, i dolën këto fjalë nga goja.
– Nëna dhe babai im të qofshin falë, o Resulullah! Unë nuk kam asgjë serioze. Vetëm se më vjen pak rëndë që të më rrahë ai njeri i ndyrë.
Ç’dashuri është kjo, që pikëllohet edhe për pikëllimin e të tjerëve për gjendjen e tij të mjerueshme, e për të mos e mërzitur më tej ishte gati të pohonte se nuk kishte asgjë.
A ishte afruar kaq shumë me të Dërguarin e Allahut, edhe këtë duhet ta përdorte më së miri në të mirë të besimit. Nuk duhet ta humbte këtë rast. I tregoi Atij nënën e tij, dhe me një zë që i dridhej, i kërkoi:
– Ja, kjo është nëna ime, o i Dërguari i Allahut! Ka një dashuri shumë të thellë për mua, gjithashtu është shumë e mirë me nënën dhe babanë e saj. Ti je i begatë. Sikur ta kishe ftuar edhe Ti në fenë e Allahut. Sikur t’i luteshe edhe Ti Allahut për të, e më këtë shkak shpëton edhe ajo prej Xhehenemit!
Ç’sinqeritet!.. Dhe, prapëseprapë çfarë sakrifice. E një nxënësi kaq të devotshëm, as i Dërguari i Allahut nuk mund t’i thoshte jo. Hapi duart, dhe filloi t’i lutej Allahut Mëshirues që t’i jepte besim nënës së dashur të Ebu Bekrit.
Domethënë, çasti kishte ardhur, dhe ç’mirësi ishte kjo që edhe Umu Hajri do të kthehej, po aty, në myslimane.261
Ebu Bekri, i cili edhe në çastet kur luftonte jeta me vdekjen bren- da tij, kujdesej për besimin dhe shpëtimin e tjetrit. Nuk kishe ç’t’i thoshte gëzimit të tij. Kthimi i nënës së tij në besimtare ia bëri të harrueshme të gjitha dhimbjet. Ata ndenjën bashkë me të Dërguarin e Allahut, aty, në shtëpinë e Ibni Erkamit për rreth një muaj.
Kjo ngjarje e dhimbshme, ishte shkak për një tjetër shtatzëni me një tjetër fryt, dhe pikërisht atë ditë, erdhi edhe Hamzai, xhaxhai i Resulullahut, për të pranuar fenë islame.262

 

ilmihali

Share this post

scroll to top