Të agjërosh si Profeti Muhamed (s.a.s)

shutterstock_342224195.jpg

Dyert e mëshirës janë hapur

“Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe djajtë prangosen.”

-Hy syfyr para fillimit të agimit

“Hani syfyr sepse ka begati në të.”

-Shmangu nga gënjeshtrat dhe veprimet e pahijshme

“Kush nuk e braktis gënjeshtrën dhe punën me të, Allahu s’ka nevojë që ai njeri të braktisë ushqimin dhe pijen.”

-Nxito në çeljen e iftarit

“Njerëzit do të vazhdojnë të jenë në rrugën e drejtë, përderisa nxitojnë në çeljen e iftarit.”

-Hape iftarin me hurma ose ujë

“Kur dikush prej jush dëshiron të çelë iftarin, le ta çelë atë me hurma. Nëse nuk gjen dot hurma, atëherë le ta çelë me ujë, sepse ai është një mjet pastrimi.”

-Siguroji ushqim njerëzve për të hapur iftarin e tyre

“Kushdo i siguron ushqim një agjëruesi për të hapur iftarin e tij, do të marrë shpërblim po të njëjtë sa ai, pa iu pakësuar asgjë nga shpërblimi i këtij të fundit.”

-Shtoje bamirësinë tënde këtë muaj

“Profeti (a.s) ishte njeriu më bujar dhe bujaria e tij arrinte kulmin në muajin e Ramazanit kur ai takonte Xhebrailin (a.s). Ai e takonte atë çdo natë të Ramazanit deri në fund të tij.”

-Kaloi netët në adhurim

“Profeti (a.s) tregoi një përkushtim të veçantë në adhurim për sa i përket 10 netëve të fundit të Ramazanit. Këtë përkushtim nuk e kishte treguar në asnjë kohë tjetër të vitit.”

-Kalo më tepër kohë me Kuranin

“Xhebraili (a.s) e takonte atë çdo natë të Ramazanit, në mënyrë që të lexonin së bashku Kuranin…”

ilmihali

Share this post

scroll to top