UNAZAT E PROFETIT (s.a.s.)

seal-of-prophet-muhammad-serifi-925-sterling-silver-men-s-ring.jpg

Fjala ‘hatem‘ mbart kuptimin e vulës dhe të unazës. Në zonën e Hixhazit unaza kishte përdorim të gjerë. Çfarë unaze ka përdorur Profeti i Nderuar?

Mbreti i profetëve, Profeti ynë Muhamed, paqja qoftë mbi të!, i dërgonte letra thirrjeje në fenë islame mbretërve dhe udhëheqësve të ndryshëm. Kur disa sahabe me eksperiencë në çështje zyrtare i thanë se gjatë dërgimit të letrave duhet edhe vula, atëherë Profeti urdhëroi përgatitjen e një vule. Vula e parë ishte prej argjendi, ndërsa guri ishte akik (një lloj guri i çmuar).

Në një hadith të transmetuar nga Enesi (r.a.) Profeti ka thënë: “Vula e parë e Profetit ishte prej argjendi ndërsa guri ishte etiopian.”[1] Guri etiopian quhet dhe akik dhe gjendet më së shumti në Jemen dhe Etiopi. Ndërsa Ibn Omeri thotë: “Profeti kishte një unazë argjendi, e përdorte për të vulosur, por nuk e mbante në gisht.”[2]

Vula e njohur e Profetit ishte kështu. Në një rresht shkruhej ‘Allah’, në një rresht ’Muhamed’, në një rresht ‘Resul’.[3] Në rreshtin e parë shkruhej emri ‘Muhamed’, në rreshtin e dytë ‘Resul’ dhe në rreshtin e tretë emri i Zotit ‘Allah’, që nënkuptonte: “Muhammedun resulAllah”- Muhamedi, i Dërguari i Zotit.

Përsa i përket heqjes së unazës dhe gjërave të ngjashme me to kur hyjmë në banjë, Profeti ka urdhëruar heqjen e tyre. Kjo bëhet kur në unazë apo diku tjetër ka të shkruar emrat e Zotit. Profeti ynë e ka hequr unazën edhe kur ka kryer nevojat personale.[4] Unaza e përdorur nga Profeti dhe si vulë pas Tij, i ka kaluar Ebu Bekrit, pastaj Omerit, pastaj Osmanit. Më vonë ka rënë në pusin Eris. Në gurin e kësaj unaze ka qenë e shkruar “Muhammedun Resulallah’.[5]

 

SI E PËRDORTE PROFETI UNAZËN?

Kemi transmetime të ndryshme në lidhje me mënyrën si e ka përdorur Profeti unazën. Kjo tregon se Ai nuk ka përdorur vetëm një lloj unaze. Dhëndri i Profetit, Hz. Aliu thotë: “Profeti paqja qoftë mbi të! e mbante unazën në dorën e djathtë.”[6] Të njëjtin hadith transmeton dhe Ebu Seleme.[7] Ndërsa hadithin në Ebu Davud që e transmeton Ibn Omeri (r.a.): “Profeti e mbante unazën në dorën e majtë.”[8] Madje dhe Hasani dhe Hyseni (r.a.) e kanë mbajtur unazën në dorën e majtë.”[9]

[1] Muslimi, 3/1658; Ebu Davudi, 2/488, Tirmidhiu, 4/227; Ahmed b. Hanbel, 3/225

[2] Nesai, 8/179, 195; Ahmed b. Hanbel, 2/68, 127; Ibn Kethir, Siret, 4/703

[3] Buhari, 3/11331, 5/2205; Tirmidhiu, 4/229, 230

[4] Tirmidhiu, 4/229; Nesai, 8/178

[5] Buhari, 2/2202. 2204; Muslimi, 3/1655; Ebu Davudi, 2/488

[6] Tirmidhiu, 4/228; Ebu Davudi, 2/491

[7] Nesai, 8/174

[8] Tirmidhiu, 4/228; Ebu Davudi, 2/492

[9] Tirmidhiu, 4/228; Ibn Ebi Shejbe, Musannef, 5/196; Bejhaki, Shuabul-Iman, 5/203

 

ilmihali

Share this post

scroll to top