VLERA E TË USHQYERIT TË DIKUJT
Ebu Hurejre (r.a.) transmeton se Profeti paqja qoftë mbi të! ka thënë:
“Përhapeni selamin, ushqeni të tjerët që të arrini Xhenetin.”[1]
Abdullah ibn Amr (r.a.) në transmetimin e tij thotë se Profeti paqja qoftë mbi të! është shprehur kështu:
“Adhurojeni Allahun, Mëshiruesin, ushqeni të tjerët dhe përhapeni selamin, në mënyrë që të hyni me mirësi në xhenet.”[2]
Në fakt, në këto këshilla të Profetit theksohen nevojat e një shoqërie që jeton në grup. Shoqëritë e përbëra nga njerëz që nuk përshëndesin, nuk gostitin mysafirin, qofshin në numër të madh, apo të vogël, nuk kanë qenë të qëndrueshme dhe të përhershme.
[1]Ahmed b. Hanbel, 2/156.
[2]Tirmidhiu, 4/652; Ibn Maxhe, 1/423; Ahmed b. Hanbel, 2/156.