Emocioni i takimit të parë me banorët e Medines

arab-market.jpg

Ndërkohë Medina po përjetonte një emocion të madh, sepse po priste ardhjen e të Dërguarit të Allahut një sahat e më parë. Ata u takuan në vendin e quajtur Harra, nga po e shihnin me sy të përlotur prej gëzimit. Emri i përgjithshëm i këtij vendi ishte Kuba. E mbanin mend shumë mirë ditën kur kishin dalë prej Mekës, duke e hamendësuar ditën e mbërritjes. Të gjithë kishin dalë për ta pyetur në të hyrë të qytetit. Prisnin derisa fillonte vapa përvëluese e drekës, dhe kur shihnin se nuk po vinte ende qetësoheshin përgjatë kohës së ikindisë. Nuk e dinin se sa kohë kishin qëndruar në Theur, andaj edhe ndiheshin të trishtuar që nuk po vinte. Dhe kjo gjendje zgjati plot tri ditë. Ishte një ditë e hënë, data tetë e muajit Rebiuleuel. Kur erdhi koha e drekës së ditës së tretë të pritjes, u tërhoqën sërish nën hije dhe po prisnin. Ndërkohë, së largu u dëgjua zëri i një kasneci. Të gjithë e drejtuan vështrimin andej nga vinte kumbimi i zërit. Ky ishte zëri i një hebreu nga Medina. Atë që ensarët dhe muhaxhirët po e prisnin me aq dëshirë, Allahu ua kishte bërë të mundur një hebreu. Ndoshta me këtë donte t’u jepte atyre një mesazh të caktuar. Sepse hebrenjtë si popullsi, përbënin shumicën e popullsisë së Medinës. Zëri i hebreut thoshte:- O bijtë e Kajles! Ja tek po vjen njeriu që po e prisni! Medina tashmë quhej emocion dhe entuziazëm. Zemrat rrihnin me rrahje tejet të shpeshta. Të gjithë nisën të rendnin për t’i dalë përpara. “Allahu Ekber”-et ndërthureshin me “La ilahe il’lallah”-et, duke bërë që të formësohej një atmosferë festive. Udhëtimi i nisur prej Theurit në ditën e parë të Rebiuleuelit, po përfundonte në Kuba.Të gjithë ensarët medinas kishin marrë edhe armët e tyre me vete, që të mos linin pas dore masat për të mos pasur asgjë të papëlqyer. Ata po e prisnin në Harre të kapluar prej një gëzimi të thellë.

ilmihali

Share this post

scroll to top