LEJA PËR HIXHRET DHE SHQETËSIMI I KUREJSHIT

karvan.jpg

Ndërkohë erdhi Xhebraili fjalëdrejtë (a.s.), i cili pruri lejen për të bërë hixhret. Zaten, një grup që besonte në nevojën e një migrimi, ishte njohur edhe njëherë më parë me një revelatë në lidhje me hixhretin. Disa njerëz, të cilët do të fillonin nga kërkimi i disa justifikimeve për disa nga vështirësitë që mund të përballeshin në ahiret, që kur ishin në këtë botë, e lexonin fjalën e Kuranit gjatë çdo çasti pa reshtur, madje pa e lënë as gjatë namazit.334 I Dërguari i Allahut u foli atyre për një ëndërr që kishte parë: – Kam parë në ëndërr, sikur u larguam prej Mekës drejt një qyteti të mbuluar prej pemëve të hurmave. Në fillim mendova se ai qytet mund të ishte Jemame ose Hexheri, por më vonë e kuptova se bëhej fjalë për Jethribin.
Me një fjalë, tanimë, vuajtjet e Mekës do të merrnin fund, sepse jeta do të vazhdonte në një qytet më të qetë. Andaj edhe sahabët ishin më të rehatuar prej gëzimit të sihariqit profetik, dhe po prisnin vetëm që Ai t’i urdhëronte që të niseshin. Prandaj vinin vazhdimisht pranë tyre, për ta pyetur se kur do të fillonin të niseshin. Vetëm se çdo gjë ecte sipas një plani, dhe nuk bënte që të hidheshin hapa të pamatur. Zaten ajeti që kishte zbritur Xhebraili thoshte të njëjtat gjëra, të cilat edhe kërkonte që i Dërguari i Allahut t’i ndante edhe
me sahabët e Tij.
– Nuk mund ta di se ç’do të ndodhë me mua dhe me jetët tuaja të kësaj bote. Unë di vetëm atë që më revelohet, e asgjë më shumë. Sepse unë nuk jam asgjë veç një këshilluesi paralajmërues!336 Me një fjalë, megjithëse ishte parë një ëndërr, duhet të merrnin më parë një leje, që të mund të lëviznin. Nuk duhej hedhur asnjë hap pa u marrë leje, dhe nuk duhej marrë asnjë vendim kokë më vete. Sakaq, leja erdhi. Tani, i Dërguari i Allahut do t’u fliste atyre për Medinën. Ai u tha atyre, se të gjithë myslimanët që gjendeshin në Mekë duhet të niseshin në drejtim të qytetit të Medinës.
– Padyshim, Allahu ju fali juve miq të tjerë, duke ju lejuar që të migroni në vendin e tyre. Mund të shkoni atje të qetë, e të jetoni më të sigurt! – u tha.
Tani, sahabët do të niseshin grupe-grupe në drejtim të Medinës, pa shqetësuar askënd për nisjen e tyre. Sepse në anën tjetër ishte një Medinë, e cila i priste krahëhapur, me njerëzit e saj, ensarët, të cilët ishin aq të përzemërt. Tani po fillonte një periudhë e re. Brenda një kohe mjaft të shkurtër, të gjithë që mund të niseshin u nisën drejt botës së re. Veçse kjo nuk do të ishte aq e lehtë sa ç’mendohej. Patjetër, që nga ana e kurejshëve ishte një gjendje e papranueshme lehtësisht. Ata do të bënin ç’të ishte e pamundur që ta pengonin një zhvendosje të këtillë, kështu që do t’i pengonin si të ishte e mundur myslimanët që të mos shkonin në një qytet tjetër, pasi kjo do të thoshte se do ta humbnin kontrollin e vendosur mbi ta. Zaten i vuanin edhe dy emigrimet e para në drejtim të Etiopisë, për të cilat nuk kishin bërë dot asgjë për t’i penguar. Kështu, ata do të bënin ç’t’u vinte doresh që ta pengonin zgjerimin e Islamit në një tjetër trevë. Zunë rrugët, duke u përpjekur që t’i kthenin mbrapsht ata që ishin nisur. Ndonjërin e kapnin dhe e burgosnin ndokund. Ndërsa ndonjë tjetër e torturonin, që nga njëra anë të hiqte dorë prej largimit, e nga ana tjetër të hiqte dorë edhe prej Islamit. Madje kishte edhe nga ata që e kalonin këtë cak, duke i ndjekur disa grupe deri në afërsi të Medinës, prej nga i kthenin sërish në Mekë. Me një fjalë, idhujtarët dhe zullumqarët e Mekës po e kryenin siç duhet mohimin dhe padrejtësinë e tyre duke u bërë pengesë për përhapjen e Islamit, por njëkohësisht, edhe duke vërtetuar se krijimi i Xhehenemit nuk ishte diçka e panevojshme.

ilmihali

Share this post

scroll to top