Kuraja dhe guximi Profetit (s.a.s)

cliff-731840_960_720.jpg

Personalitetet liderë që do të udhëheqin njerëzit, duhet të përfshijnë në natyrën e tyre të krijimit kurajën dhe guximin. Nuk mund të bëhet udhëheqës një njeri që nuk është guximtar. Udhëheqësi duhet të ketë sy të mprehtë dhe zemër të madhe. Mund të vijë një kohë kur ai të mbesë vetëm. Guximi i trashëguar do ta shpëtojë nga poshtërsia në të cilën ndodhet për momentin. I detyruar, të përballet i vetëm për idealin dhe çështjen e tij, lideri duhet të veprojë sikur ka me mijëra ndjekës pas tij që të mund t’ia arrijë qëllimit. Udhëheqësi nuk duhet të frikësohet kurrë nga vdekja. Edhe nëse fshehtazi frikësohet nga gjithçka, atëherë nuk mund të jetë një drejtues e udhëheqës.

Para së gjithash, Profeti ynë paqja qoftë mbi të! ishte një monument i kurajës dhe i guximit. Hz. Aliu (r.a.), heroi i fushëbetejave, e tregon këtë anë të Profetit me këto fjalë: “Kur e shihnim veten ngushtë gjatë luftës, të gjithë strehoheshim tek Profeti.[1] Kjo shpreje dëshmon më së mirë guximin e tij duke treguar se në këtë fushë askush s’mund të krahasohej me Të.

Ngjarja e ndodhur mes Profetit dhe një qafiri me emrin Gavres, na mjafton si shembull i përcaktimit të madhështisë së kurajës dhe guximit të Tij. Kur Profeti paqja qoftë mbi të! po pushonte nën hijen e një peme, Gavresi, duke përfituar nga fakti se ai po flinte, ia merr shpatën dhe i drejtohet me një ton tallës: “Kush do të të shpëtojë ty tani nga duart e mia?” Si përgjigje, Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të!, pa treguar asnjë shenjë paniku dhe i sigurt në vetvete, i thotë: “Allahu”. Një përgjigje e tillë, pasqyruese e dorëzimit, e sigurisë dhe e besimit tek Zoti, e tronditi Gavresin që qëndronte para Tij me shpatë në dorë dhe atë çast shpata i bie poshtë. Tabloja e krenarisë njerëzore merr shpatën e rënë në tokë dhe e pyet: “Po tani, kush do të të shpëtojë ty tani?” Ai nis të dridhet si një i sëmurë me malarie dhe ndërkohë, drejt Profetit vrapojnë ata që kishin dëgjuar zërin e tij dhe çuditen me situatën që u përballën. I shtohet dhe një herë më shumë besimi dhe përkushtimi ndaj Zotit. Gavresi, me gjithë gjërat që kishte parë e dëgjuar, i jep fjalën e besës ‘Besnikut’ dhe largohet që andej me ndjenja mbresëlënëse për guximin dhe trimërinë e të Dërguarit të Zotit.[2]

Një nga shembujt e pashoq të guximit të Dërguarit të Zotit, është ngjarja në shpellën Theur, gjatë hixhretit. Theuri është një shpellë në lartësi ku edhe të rinjtë mund të ngjiten me vështirësi. Por Ai, pavarësisht moshës 53 vjeçare, ngjitet deri në majë duke e nderuar shpellën dhe duke i dhënë asaj një rëndësi të veçantë. Ndërkohë që mushrikët sillen rreth shpellës, Hz. Ebu Bekri është i shqetësuar për Profetin dhe ishte zverdhur krejt në fytyrë. Ndërkohë që te buzëqeshja e lehtë e Profetit, i cili ndante të njëjtën atmosferë me të, nuk kishte asnjë ndryshim. Ai iu drejtua kështu shokut të shqetësuar: “Mos u shqetëso! Zoti është me ne”, “Ç’mendon ti për ata të dy, i treti i tyre është Zoti”.[3]

Enes b. Malik transmeton: “Profeti ynë ishte njeriu më trim dhe më bujar ndër njerëz. Pasha Zotin, një natë kur populli i Medinës ishte frikësuar nga armiku, Profeti kishte marrë shpatën, hipur mbi kalë dhe ishte nisur në atë drejtim nga vinin zëra. Njerëzit e Medinës kishin mbetur të gjithë mbrapa. Pas njëfarë kohe, kthehet dhe u thotë njerëzve se nuk kanë përse të shqetësoheshin.[4]

Po zhvillohej lufta e Hunejnit. Në radhët e ushtrisë myslimane pati ca zmbrapsje. Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të! i hipur mbi një kalë të bardhë, u thotë: “Unë jam Profet, nuk po ju gënjej.” Pas kësaj sahabet ishin ribashkuar dhe kishin fituar.[5]

I shquari Bernard Show, duke treguar guximin dhe dorëzimin e Profetit Muhamed paqja qoftë mbi të! ndaj Zotit, i shpreh ndjenjat e tij me këto fjalë lavdëruese: “Muhamedi, me aspektet e Tij të shumta është një person me virtyte që të habisin. Këtë person të fshehtë është e pamundur ta kuptosh krejtësisht. Pikërisht Ai ka një anë të pakuptueshme ndër virtytet e tij dhe ajo është besimi dhe mbështetja tek Zoti.”

[1]Ahmed b. Hanbel, 1/86.

[2] Buhari, 3/1065, 4/1515; Muslimi 1/576; Ahmed b. Hanbel, 3/311.

[3]Buhari, 4/1712.

[4]Buhari, 3/1038; Muslimi, 4/1802; Ibn Maxhe, 2/926.

[5]Buhari, 3/1051, 1071; Muslimi, 3/1400, Ahmed b. Hanbel, 4/280.

 

ilmihali

Share this post

scroll to top