Këpucët e Profetit (s.a.s.)

hz.peygamberin_terlikleri.jpg

Në jetën e Profetit tonë të nderuar, janë të dukshme edhe këpucët e tij të thjeshta. Katade (r.a.) pyeti shërbëtorin e Profetit paqja qoftë mbi të! Enesin (r.a.):

“Si ishin këpucët e Profetit?”

“Këpucët e tij ishin me dy rripa. Njëri rrip ndante gishtin e madh nga gishti anash. Tjetri kalonte nga gishti i mesit dhe e ndante atë me gishtin pas tij.[1] Ndërsa në transmetimin e Ibn Abasit (r.a.) ai na tregon se këpucët e Profetit përmbanin dy lidhëse. Isa ibn Tahman thotë: “Enesi nxori këpucët e Profetit. Nuk kishte asnjë qime mbi to. Këto këpucë kishin dy lidhëse.”[2]

Përveç kësaj, ruajtja e ndonjë veshjeje të Profetit pas vdekjes së Tij nga Enesi (r.a.) bëhej për të ruajtur kujtimin dhe mbarësinë.

Abdullah ibn Omerit, njëri nga shokët e Profetit, i frymëzuar të vepronte si Ai, Ubejd ibn Xhurejxh, i tha:

“Ti vesh këpucë pa qime.”

“Unë kam parë Profetin të vishte këpucë pa qime. Madje kur merrte abdest, vishte këto këpucë kur i kishte këmbët ende të lagura”, iu përgjigj ai.

Ibn Omeri thotë: “Edhe unë kam dëshirë t’i vesh këto këpucë në shenjë afërsie me Profetin.[3]

Në lidhje me llojin e këpucëve ,transmetohet nga Amr ibn Hurejsi (r.a.) i cili thotë:

“Unë e kam parë Profetin paqja qoftë mbi të! duke falur namaz me këpucë të qepura me dy shtresa lëkure.”[4]

Profeti ynë ndalon veshjen e një këpuce të vetme. Hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre është ky: Profeti ynë thotë:

“Asnjëri prej jush të mos ecë me një këpucë. Ose t’i veshë të dyja ose t’i heqë të dyja.”[5] Arsyeja e një paralajmërimi të tillë është: Një njeri i cili shëtit me një çorape ose me një këpucë, mund të konsiderohet një njeri i dobët nga aftësitë mendore. Përveç kësaj, ky ekuilibër duhet të ruhet nga pikëpamja e natyrshmërisë mes organeve.

Kur veshim këpucët, duhet të fillojmë me këmbën e djathtë, kur i heqim, duhet të fillojmë me të majtën. Kemi dhe një hadith tjetër nga Ebu Hurejre (r.a.): “Secili prej jush le të veshë këpucët duke filluar me këmbën e djathtë. Ndërsa kur t’i heqë le të fillojë me këmbën e majtë.”[6] Ndoshta hadithi që do të parashtrojmë tani do të tregojë se Ai nuk ka dashur t’i sjellë vështirësi umetit të Tij. Nëna e besimtarëve, Aishja (r.a.) thotë: “Profeti me aq sa mundte, pëlqente të përdortë të djathtën dhe të fillonte me të djathtën. Kështu vepronte kur krihte flokët, përdorte këpucët dhe merrte abdest.”[7]

Një çështje për të cilën Profeti është përpjekur shumë, kërkohet respekti dhe bindja nga umeti i tij. Meqë ai e ka nisur nga e djathta si krehjen e flokëve, marrjen e abdesit dhe veshjen e këpucëve, atëherë nga pikëpamja e respektit ndaj sunetit të Profetit, umeti i Tij duhet t’i bindet dhe ta zbatojë.

[1]Buhari, 5/220; Ebu Davudi, 2/467; Tirmidhiu, 4/247.

[2]Buhari, 3/1131.

3]Buhari, 1/73; Ebu Davudi, 1/550; Ahmed b. Hanbel, 2/66.

[4]Ahmed b. Hanbel, 5/58; Ebu Ja’la, Musned, 3/46; Tirmidhiu, Shemail, 84.

[5]Muvatta, 2/916; Bejhaki, 2/432.

[6]Buhari, 5/2200; Tirmidhiu, 2/244.

[7]Buhari, 1/74, 1/165, 2057.

 

ilmihali

Share this post

scroll to top