Zëri i Xhebrailit

shutterstock_776264908.jpg

Sërish, një ditë prej ditësh, teksa ishte duke medituar, Profeti ynë paqja qoftë mbi Të! dëgjoi një zë, por që nuk e shihte dot atë që ishte duke folur:
– O Muhamed, jam unë Xhebraili! – thoshte zëri.
Ndoshta edhe kjo ishte njëfarë përgatitjeje në prag të ardhjes së revelacionit. Profeti i profetëve, i cili ishte shqetësuar mjaft nga ky zë, u kthye sërish në botën e Hatixhes, e cila i falte qetësi dhe paqe, duke ia treguar një më një këtë dukuri akoma edhe më të pazakontë. Një zë që nuk dukej prej nga vinte, derisa më në fund, me një zë që i buronte prej shpirtit, i tha:
– Të betohem për Zotin, që kam frikë se në të ardhmen kanë për të ndodhur gjëra të mëdha! – i tha Ai.
Sjellja e njeriut të mendimit, nuk ishte i ndryshëm nga ai i mëparshmi; nuk mund të ishte. Ajo filloi të rendiste disa fjali që do t’ia fashisnin të gjitha shqetësimet dhe vuajtjet e Tij të brendshme:
– Ç’fjalë i ke këto? Ne kemi Allahun, tek i Cili gjejmë mbrojtje! A ka mundësi që Allahu (xh.sh.) të të nxjerrë Ty të humbur? Ti, që e mban fjalën e dhënë, dhe je besnik në të gjitha veprimet! Ti, që nuk resht asnjëherë së treguari kujdes për të afërmit e tu, e që i ndihmon gjithnjë që të kërkojnë diçka! Ti që thua përherë vetëm të drejtën.
Prapë, një ditë, kishte rënë errësira, dhe të gjithë ishin tërhequr, secili në shtëpinë e vet. Në një mbrëmje të këtillë, ku çdo anë ishte kapluar prej heshtjes, Ai dëgjoi sërish zërin e Xhebrailit:
– Selam! – e përshëndeste Ai. Me hapa të shpejtë, Profeti ynë u tërhoq për në vendin e Tij të qetësimit.
– Ç’ke kështu? Çfarë të ka ndodhur? – e pyeti Hatixhja tejet e shqetësuar.
E Ai ia rrëfeu sërish gruas së tij fisnike, një e nga një të gjitha ato që i kishin ndodhur, dhe me të mbaruar rrëfimin, ajo, e emocionuar i tha:
– Lëvduar qoftë Zoti! Sepse selami nuk është asgjë përveç hairit.

ilmihali

Share this post

scroll to top