Sipas transmetimit të Amr b. Harisit, Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të! pas vdekjes ka lënë shtizën, shpatën, mburojën, helmetën, mushkën e quajtur ’duldul’ dhe tokat e lëna si sadaka.
Në transmetimin e Ebu Hurejres (r.a.), vajza e Tij, Fatime (r.a.) shkon te Ebu Bekri (r.a.) dhe e pyet: “Cilët janë trashëgimtarët e tu?” Ebu Bekri (r.a.) i përgjigjet: “Familja ime dhe fëmijët e mi”. Fatimja e pyet përsëri: “Po me mua ç’do bëhet. Nuk jam trashëgimtare as e babait tim.” Ebu Bekri iu përgjigj kështu: “Kam dëgjuar Profetin e nderuar duke thënë se ne nuk mund të lëmë trashëgimtarë pas nesh. Por unë do të marr përsipër të plotësoj nevojat e njerëzve që më parë i plotësonte Profeti.” Me këto fjalë ai e ngushëlloi Fatimen (r.a).
Sipas një transmetimi të Aishes (r.a.), Profeti (s.a.s) ka thënë: “Ne profetët nuk lëmë trashëgimi. Gjithçka që lëmë prapa, vlerësohet si sadaka.” Përsëri Aishe (r.a.) thotë: “I Dërguari i Zotit (s,a,s) nuk ka lënë as dinarë, as dirhem, as dele e as deve.”