Modestia e Profetit Muhamed (s.a.s.)

tevazu.jpg

Modesti do të thotë thjeshtësi, përulësi dhe është e kundërta e mendjemadhësisë. Kjo mund të interpretohet dhe si pranimi i njeriut, si një individ mes të tjerëve, dhe si një pjesë e krijimit, mendimi i të qenurit në prani të Zotit dhe veprimi sipas tij, vlerësimi i këtij mendimi në marrëdhëniet me të tjerët.

Modestia dhe thjeshtësia e Profetit paqja qoftë mbi të! shndrisin si një yll i dimensioneve të veçanta të virtytit. Sa herë që fama e Tij rritej dhe pranohej prej njerëzve, aq më shumë theksohej modestia tek Ai. Thjeshtësia dhe modestia sikur kishin lindur bashkë me të dhe do të vazhdonin të rriteshin me të deri në fund të jetës. Ai thotë: “Kush tregohet modest, Zoti do ta lartësojë, kush tregohet mendjemadh dhe krenohet, Zoti do ta ulë më poshtë.”[1] Ai ka pasqyruar dhe praktikuar në mënyrën më të mirë fjalët e thëna.

Ai gjithmonë e ka parë veten si një njeri çfarëdo mes të njerëzve të tjerë dhe asnjëherë nuk është ndarë prej tyre. Është një fjalë e këndshme e Hz. Aliut që tregon se Ai ka ndjekur një vijë gjatë gjithë jetës dhe ka treguar kujdes që të jetë një njeri mes njerëzve të tjerë.

Ja disa fragmente shoqërore që tregojnë përsosmërinë e sistemit:

I Dërguari i Zotit ka qenë plot jetë dhe një njeri me temperament. Shumë herë ata që vinin për herë të parë në tubimet e tij nuk e njihnin Profetin, por e kuptonin se kush ishte Ai nga sjelljet e sahabeve, apo nga të folurit e Profetit. Gjatë hixhretit, shumë prej medinasve, të cilët deri atë ditë nuk e kishin parë asnjëherë të Dërguarin e Zotit, kishin vrapuar të puthnin dorën e Ebu Bekrit (r.a.). Kishin menduar se ai ishte i Dërguari i Zotit. Por kur ai kishte marrë një freskore në dorë dhe kishte filluar t’i bënte pak fresk të Dërguarit, e kishin kuptuar se cili ishte i Dërguari.[2] I Dërguari i Zotit nuk sillej apo të bënte ndonjë veprim ndryshe nga Ebu Bekri.

Është shumë e përfolur modestia me të cilën ka hyrë në Mekë ditën e çlirimit. I hipur mbi kalë, i mbledhur, dukej sikur koka i vinte deri tek shala e kalit. Ja, pra, ai Profet i nderuar kishte hyrë në atë zonë të shenjtë me këtë shpirt modest. Shenja e madhështisë tek të mëdhenjtë është thjeshtësia dhe modestia. Ndërsa mendjemadhësia është tipar i vogëlsisë. I Dërguari i Zotit është njeriu më i madh ndër njerëz. Prandaj dhe modestia e Tij duhet të ishte e tillë…

Gjatë ndërtimit të xhamisë, ndërkohë që të tjerët mbanin nga një tullë, Ai mbante dy, kur të tjerët lidhnin një gur nga uria, ai lidhte dy[3]. Një burri që i kishte dalë përballë duke u dridhur nga dashuria për Të, i kishte thënë këto fjalë: “Mos ki frikë, edhe unë jam si ti, një njeri i cili ha bukë të thatë.” Ai padyshim që ishte më modesti ndër njerëz.

Kadi Ijadi transmeton: Një ditë, erdhi një grua me probleme mendore. Duke e marrë të Dërguarin e Zotit për dore, i tha: “Hajde më rregullo diçka në shtëpi!” Gruaja e tërheq të Dërguarin prej krahu dhe Ai shkon pas saj. Ndërkohë dhe sahabet shkojnë pas tyre. I Dërguari i Zotit krejt i qetë rregullon në shtëpinë e saj atë ç’kishte për të rregulluar dhe kthehet.[4]

Të gjithë mund ta shohin Atë më të madh se të mëdhenjtë, por Ai shprehet kështu: “Askush nuk mund të hyjë në xhenet me veprat e tij.” Atyre që e pyesin: “Edhe Ti?”, i përgjigjet: “Po, edhe unë, nëse Zoti nuk do të më mbështjellë me Mëshirën e Tij.”[5]

Pikërisht Zoti në Kuran urdhëron të qenurit modest nga ana e Profetit: “Dhe bëhu i butë me besimtarët që të pasojnë ty.”[6]

Shoqja e jetës, Hz. Aishja, thotë: Nuk kam parë njeri me moral më të bukur se Profeti. Kushdo që e ka thirrur atë, nga shokët apo familja qoftë, Ai i është përgjigjur gjithnjë ‘Lebbejk– urdhëroni’.[7]

[1]Fejzul-Kadir, 6/80; Bezzar, 3/160; Kenzul-Ummal, 7/343.

[2]Ibn Hisham, Siret, 2/137.

[3]Taberani, Mu’xhemul-Evsat, 6/249; Hejsemi, mexhmeuz-zevaid, 7/487.

 

[4]Kadi Ijaz, 1/131.

[5]Buhari, 5/2147, 2373; Muslimi 4/2169; Ahmed b. Hanbel, 2/264.

[6]Shuara26/215.

[7]Kadi Ijaz, 79.

 

ilmihali

Share this post

scroll to top