Vështrimi i fundit i Profetit (s.a.s) hedhur kah Meka

profeti-muhamed-46.jpg

Ndërkohë, Resulullahu (s.a.s.) u kthye edhe njëherë, për të parë për herë të fundit në drejtim të Mekës. Ishte pikërisht pikëllimi që po largohej nga vendi ku kishin vizituar të gjithë profetët, dhe vendit ku ishte shtëpia e Zotit, dhe qytetit që quhej binjaku i saj. Po e linte zemrën aty dhe po largohej. Ai kishte pritur plot dyzet vjet për t’i ardhur revelata; prej aty ngjitej deri në Hira; lutej me radhë të tëra që të mund të adhuronte siç duhej, duke u zhytur në meditime në lidhje me të ardhmen. Nuk ishte e lehtë. Profeti më i dashur, robi më i dashur i Allahut, dhe njëkohësisht hallka e fundit e zinxhirit profetik, po largohej prej shtëpisë së Allahut (xh.xh.) dhe po përparonte në drejtim të një tjetër qyteti.

Këto ishin vështrimet e fundit kah Meka, dhe dukej sikur i Dërguari i Allahut (s.a.s.) po shihte sikur të ishte duke folur me Mekën. Edhe Ebu Bekri e kishte përqendruar vëmendjen pikërisht atje. Po shihte i heshtur ç’po ndodhte.

– Vallahi, moj Mekë! Unë ngela i detyruar të largohem prej teje! Padyshim që ti je qyteti më i dashur për Allahun! Allahu ka mirësi të veçanta për ty. Të betohem, se po të mos ishin banorët e tu që më detyruan të dilja, nuk do të largohesha kurrsesi prej teje![1]

Pas këtij çasti meditimi dhe bisedash të ndjeshme, Profeti i profetëve, Muhamedi paqja qoftë mbi Të, bashkëudhëtari i Tij i dashur, Ebu Bekri i nderuar, idhujtari mekas, Abdullah ibni Urajkiti, u nisën për rrugë, dhe filluan të përparonin në drejtim të Medinës prej rrugës së bregdetit.


[1] Halebi, Insanu’l Ujun, 2/195-6

ilmihali

Share this post

scroll to top