*Transmeton Abdullah b. Umrr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla), dëshmia se nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit.”
*Profeti (s.a.s) i thotë Eshexhi Abdil-Kajsit: “Ti zotëron dy cilësi që i pëlqen Allahu, butësinë dhe qëndrueshmërinë me durim.” Në transmetimin e Ebu Davudit hadhithi vazhdon: Abdil-Kajs pyet:
-O i Dërguari i Allahut, a i kam fituar unë vetë ato apo mi ka dhuruar Allahu? Profeti (s.a.s) përgjigjet:
-T’i ka dhuruar Allahu. Abdij-Kajs thotë:
-Falënderimet i takojnë Allahut që më ka dhuruar dy cilësi që i pëlqen Allahu dhe i Dërguari i Tij.
*Transmeton Humran nga Uthman që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Kush vdes me besimin që nuk ka Zot tjetër veç Allahut, futet në xhenet”
*Transmeton Enes b. Malik që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Ai që i zotëron këto tre cilësi, e ka provuar shijen e besimit me to: Të dojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër, t’i dojë njerëzit vetëm për kënaqësinë e Allahut, ta urrejë kthimin në mohim pasi Allahu e ka shpëtuar nga mohimi, ashtu siç urren hedhjen në zjarr.”
*Transmeton Enes që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Njeriu nuk quhet besimtar derisa Unë të jem më i dashur për të se familja e tij, pasuria e tij dhe se gjithë njerëzit.”
*Transmeton Enes b. Melik që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Askush prej jush nuk ka besuar derisa të dëshirojë për vëllain (ose komshiun) e tij atë që dëshiron për vete.”
*Transmeton Ebu Hurejre që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Mbrame, le të flasë drejtë ose të heshtë, kush beson Allahun dhe Ditën e Mbrame le të jetë bujar me komshiun dhe kush beson Allahun dhe Ditën e Mbrame le të jetë bujar me mysafirin.”
Transmeton Ebu Said që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Kush prej jush vëren diçka të keqe, le ta ndryshojë atë me vepra, nëse s’mundet, me fjalë, e nëse s’mundet, ta përbuzë me zemër – dhe ky është besimi më i dobët.”
Transmeton Abdullah b. Mes’ud që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Çdo profet që Allahu ka dërguar para Meje, ka pasur dishepuj dhe shokë që e ndiqnin traditën e tyre dhe i zbatonin urdhëresat e tyre. Më pas erdhën njerëz që komunikonin atë çka nuk e vepronin dhe vepronin atë çka nuk ishin urdhëruar. Kush i kundërshton ata me dorë është besimtar, kush i kundërshton ata me fjalë është besimtar, kush i kundërshton ata me zemër është besimtar, ndërsa kush nuk bën asgjë kundrejt tyre nuk ka asnjë grimcë besim.”
Transmeton Abdullah b. Mes’ud që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Çdo profet ka pasur dishepuj që e ndiqnin rrugën dhe traditën e tij.”
Transmeton Ebu Hurejre që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Nuk do të hyni në parajsë derisa të besoni dhe nuk do besoni derisa ta doni sho-shoqin. A t’ju diçka që, nëse e veproni do ta doni sho-shoqin? Përhapeni përshëndetjen (selamin).”
Transmeton Temim Ed-Derrij që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Feja është këshillë.” E pyetëm për kë? Tha: “Për Allahun, për të Dërguarin e Tij, për drejtuesit e myslimanëve dhe për të gjithë myslimanët mbarë.”
Xherriri thotë: “I dhashë besën të Dërguarit të Allahut për të falur namaz, për të dhënë zekatin dhe për të këshilluar çdo mysliman.”
Transmeton Ebu Hurejre që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Imorali nuk është besimtar gjatë kohës që kryen imoralitet, hajduti nuk është besimtar gjatë kohës që vjedh, pijaneci nuk është besimtar gjatë kohës që pi alkool, ndërsa pendesa është akoma e pranueshme.”
Transmeton Abdullah b. Amrr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Cilido që ka këto 4 cilësi është hipokrit i qartë, ndërsa ai që ka një prej këtyre cilësive, ka një cilësi hipokriti derisa ta braktisë atë. Këto janë: Kur flet gënjen, kur bën marrëveshje nuk e respekton, kur premton nuk e mban fjalën dhe kur futet në konflikt devijon nga e vërteta (e tepron në armiqësi pa ndjekur asnjë lloj parimi).”
Transmeton Ebu Hurejre që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Tri janë shenjat e hipokritit, kur flet, gënjen; kur premton, nuk i përmbahet; kur i beson, të tradhton, edhe nëse falet, agjëron apo pretendon se është mysliman”.
Transmeton Abdullah b. Umrr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Nëse dikush e quan vëllain e tij mosbesimtar, kjo i kthehet njërit prej të dyve.”
Transmeton Ebu Dherr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Ai që pretendon atësi tjetër ndërkohë që e di se kush është babai i tij, ka mohuar; ai që pretendon diçka që nuk i përket atij, nuk është prej nesh dhe le të bëhet gati për vendin e tij në zjarr; nëse dikush i thotë një tjetri o mohues ose o armiku Allahut dhe ai nuk është i atillë, atëherë ky pretendim i kthehet atij.”
Transmeton Abdullah b. Mes’ud që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Të fyesh një besimtar është gjynah i madh, ndërsa vrasja e një besimtari të çon në mosbesim”.
Transmeton Xherrirr b. Abdullah që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Mos u ktheni në mosbesimtar pasi të jem larguar Unë duke vrarë njëri-tjetrin.”
Zejd b. Khalid el-Xhuhejni rrëfen: Profeti (s.a.s.) na priu gjatë namazit të sabahut në Hudejbije. Gjatë natës kishte re që tregonin se mund të binte shi. Profeti (s.a.s) u drejtua nga ne dhe na pyeti: “A e dini se çfarë tha Zoti juaj?” Ata i thanë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Profeti (s.a.s) tha: “Disa nga robërit e Mi u zgjuan si besimtarë e disa të tjerë si mohues. Ai që tha se shiu ra me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, ai më beson Mua dhe i mohon yjet. Ndërsa ai që thotë se shiu ra me lindjen e këtij apo atij ylli, ai është mohues ndaj Meje dhe besimtar i yjeve.”
Transmeton Zirr që Aliu (r.a) të ketë thënë: “Betohen në Atë që e çan farën dhe krijon diçka të gjallë prej saj se, Profeti (s.a.s) më pati premtuar që mua do të më duan vetëm besimtarët dhe do të më urrejnë vetëm hipokritët.”
Transmeton Abdullah b. Umrr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “O ju zonja, jepni sa më shumë lëmoshë dhe kërkoni sa më shumë falje nga Allahu sepse unë kam parë më shumë gra në xhehenem.” Një grua e zgjuar midis tyre pyeti: “Çfarë kemi ne që qënkemi shumica në xhehemen, o i Dërguari i Allahut?!” Ai (s.a.s.) tha: “Mallkoni shumë dhe jeni mosmirënjohëse ndaj burrave tuaj. Unë nuk kam parë midis zotëruesve të mendjes të mangët nga mendje dhe feja sa ju.” Ajo pyeti: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është mangësie e mendjes dhe fesë?” Profeti (s.a.s) iu përgjigj: “Dëshmia e dy grave është e barabartë me dëshminë e një burri, kjo është mangësia e mendjes. Qëndron ditë të tëra u falur dhe pa agjëruar (në ramazan), kjo tregon mangësinë e fesë.”
Transmeton Ebu Hurejre që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Kur njeriu lexon ajetin e sexhdes dhe bën sexhde, shejtani thotë: ‘I mjeri unë, njeriu u urdhërua të bëj sexhe, e bëri dhe futet në xhenet, ndërsa unë u urdhërova të bëja sexhde, nuk e bëra dhe do të futem në zjarrr.”
Transmeton Xhebirr që Profeti Muhamed (s.a.s) të ketë thënë: “Me të vërtetë mes njeriut dhe idhujtarisë e mohimit, qëndron braktisja e namazit.”
Transmeton Ebu Hurerjre: E pyetën të Dërguarin e Allahut (s.a.s.) se cila është vepra më e mirë.
-Besimi në Allah,- tha Ai (s.a.s). Po më pas?
-Përpjekja në rrugën e Allahut. Po më pas?
-Haxhi i pranuar.
Ibni Mes’udi (r.a) thotë: E pyeta të Dërguarin e Allahut se cila është pumë më e dobishme, më tha:
-Namazi i falur në kohën e tij. E pyeta sërish, po pas tij?
-Respektimi i prindërve,-u përgjigj Ai (s.a.s). Po më pas?
-Përpjekja në rrugën e Allahut,-tha Ai (s.a.s.). Unë do të kisha vazhduar më, por nuk doja që ta shqetësoja Atë.