NË SHTËPINË E IBNI ERKAMIT

dashuria-e-profetit-per-femije.jpg

Idhujtarët vinin e i shqetësonin, madje edhe talleshin pareshtur me ata që lexonin Kuran, ose falnin namaz. Prandaj Profeti i Nderuar, bashkë me besimtarët e tjerë, rrekeshin që të gjenin vende sa më të mbyllura e të padukshme për të kryer ritet e tyre të adhurimit karshi Allahut (xh.xh.). Megjithëse, vinte dita, që ata i mësonin edhe këto vende; sepse nuk mund ta mposhtnin dot aq kollaj vesin e keq të të torturuarit me çfarëdolloj mënyre, vetëm të mund të bënin diç të atillë. Kishin kaluar dy vjet që kur kishte zbritur detyra e bekuar e profetësisë, prandaj besimtarët u mblodhën edhe njëherë të gjithë së bashku. Po faleshin të gjithë bashkë në një vend të mbyllur, derisa një grup mekasish ia behu edhe aty. Filluan të talleshin me besimtarët e devotshëm, derisa fjalët ia lanë vendin goditjeve. Në zënkë e sipër, Sad bin Ebi Uakasi nuk e kontrolloi dot veten, por e kapi njërin syresh dhe ia goditi kokën për një guri. Ai njeri ngeli ashtu shakull në vend. Zaten të gjithë mosbesimtarët po kërkonin asprën, kështu që kjo do t’u shërbente më së miri si një arsye për të bërë ç’t’u donte qejfi. E tashmja nuk do të ishte hiç e mirë pas kësaj ngjarjeje. Resulullahu Paqja qoftë mbi Të, deri më tani po mundohej të gjente një mënyrë gjithëpërfshirëse për t’i dhënë zgjidhje sa më të paqshme situatës. Ai po gjuante të gjitha rastet, që si e si të gjendej një vend i fshehtë dhe i mbyllur, ku besimtarët të mund të faleshin dhe të ndanin me njëritjetrin mendimet mbi fjalët e bekuara të Allahut, ajeteve të Kuranit Fisnik. Kishte nevojë për pak kohë, që të mund ta zgjidhte diçka të tillë. Kështu edhe nuk bëheshin objekti kryesor i sulmeve të gjithanshme, e për më tepër nuk humbnin kohë duke u kapërfytur me idhujtarët, që vetëm atë avaz kishin, të përdornin vetëm dhunën karshi besimtarëve. Erkam bin Erkamit i kishte ardhur tashmë në dorë një mundësi e artë për t’i përdorur të gjitha ç’kishte në një rrugë të së Drejtës. Kishte një shtëpi në kodrën e Safasë, kështu, pa humbur kohë i ftoi, Resulullahun paqja qoftë mbi Të bashkë me sahabët e Tij të nderuar. Aty mund të falnin namaz lirisht, të lexonin pjesë nga Kurani Fisnik, madje edhe t’i shqyrtonin ato ndërveti.258 Ftesa ishte e pranueshme, kështu që u prit mirë edhe prej të Dërguarit të Allahut (s.a.s.). Po fillonte një periudhë e re, andaj Ai e pranoi menjëherë zgjidhjen që të rrinte në shtëpinë e Ibni Erkamit në Safa.

Kjo do të thoshte edhe tri vite të tjera jete. Fqinjësive të këqija u kaloi koha, e për Islamin kjo do të thoshte një ngjyresë e re për t’u zhvilluar. Gjendja ishte tjetër, aspak si më parë. Myslimanët vinin aty përditë fshehurazi, ndanin me njëri-tjetrin mendimet mbi kuptimet e fjalët të Resulullahut të dashur (s.a.s.). Gjenin mundësi të zhyteshin në biseda për besimin dhe devotshmërinë, por e gjitha e shoqëruar me një vuajtje për ata që jetonin të panjohur ende me bukuritë e besimit të tyre.

ilmihali

Share this post

scroll to top