Veçoritë e profetëve 1- Shenjtëri

profeti-muhamed-28.jpg

Asnjë profet nuk ka filluar duke u menduar e duke thënë “të zbatoj një sistem të tillë…” dhe as nuk mund të fillojë! Në çështjen e kumtesës profetike, drejtpërsëdrejti Zoti dëshiron të bëjë profet dikë nga njerëzit. Kur t’i vijë koha, ia komunikon këtij njeriu të zgjedhur, të krijuar krejtësisht për profetësi, detyrën dhe përgjegjësinë profetike dhe pastaj ai e shpall atë. Çdo profet vjen me revelacionin sipas nivelit të tij, me atë revelacion mbahet gjallë dhe shkon kur ai revelacion t’i ndërpritet. Ç’vlerë të kenë për vazhdimin e jetës sonë elementë themelorë si ajri, uji dhe buka, atë vlerë ka edhe revelacioni për profetin. Ata sikur jetojnë me frymërat hyjnore që vijnë prej Allahut. Nga Burimi i Begatisë së Shenjtë si një erë mëngjesi vazhdimisht fryjnë e vijnë ca gjëra dhe ata mbeten mes njerëzve përsa kohë të fryjnë këto frymëra. Dhe kur ndërpritet kjo, hapin krahët me dëshirë drejt Zotit dhe presin çastin kur do të fluturojnë përtej…

Ata i janë dorëzuar Zotit të tyre me të gjithë qënien e tyre. Çfarëdo që të duan të thonë, ata e thonë vetëm në masën që do Zoti. Me që feja që kanë sjellë është e buruar plotësisht dhe vetëm nga Zoti, ata janë shenjtorë dhe të ngarkuar me përgjegjësinë e sjelljes në vend të një detyre të tillë të shenjtë.

Pranimi ose kundërshtimi i bashkëbiseduesve të tyre gjatë kryerjes së detyrës nuk ndikon tek ta për t’i shmangur nga detyra, e cila është ve-tëm kumtesa dhe shpjegimi. As që i marrin parasysh thëniet apo bëmat e kundërshtarëve. Kurse lëshimet në emër të kauzës së tyre kategorikisht nuk mund të mendohen. Qëndrimi i palëkundur i Profetit Muhamed (sav) nëpërmjet thënies së tij “Edhe sikur të më venë hënën në një sup e diellin në supin tjetër, nuk heq dorë nga kjo kauzë”, është parimi i përgjithshëm i tyre.

ilmihali

Share this post

scroll to top