Vitet e rinisë së Profetit Muhamed

shutterstock_776264908.jpg

 

Mbret i mbretërve dallonte shumë, madje në çdo sjellje, nga kushërinjtë dhe moshatarët e Tij. Tashmë ishte njëzet vjeç, dhe nga çdo aspekt, ai kishte fituar respektin e të gjithë mekasve. Qëndrimi që Ai mbante dhe zgjidhjet që jepte për probleme të ndryshme, vi­heshin re nga të gjithë. Ata ishin të mahnitur nga goditja që Ai i bënte zgjidhjeve të problemeve, andaj shkonin shpeshherë që të merrnin edhe mendime prej Tij. Nga vendosmëria dhe ndershmëria që kishte shfaqur ndaj të gjithëve, Atë tashmë e thërrisnin si “I Sigurti”.

Ky cilësor nuk i kishte shkuar askujt sa i shkonte këtij djaloshi, kësisoj që të gjithë mekasit ishin njëmendës që Ai e meritonte, madje kjo dukej edhe kur ata e thërrisnin më tepër me anë të cilësorit sesa në vetë emrin e Tij. Porta e Tij kishte filluar të hapej njësoj siç hapej për më të vjetrit e urtë dhe dijetarë, sepse statusi shoqëror ia kishte falur pa kurrfarë lëkundjeje një status të këtillë.

Në vitet e rinisë, shkoi të luftonte në luftërat e Fixharit. Ndër mexhlise kishte zënë vendin kryesor, dhe thirrej përherë si drejtues i bisedimeve për të zgjidhur çdo lloj problemi që shqetësonte banorët e atij vendi. Aq sa ishte ngritur edhe një vend-qendër enkas për bisedime me emërtimin “Hilfu’l Fudul – Kuvendi i të Virtytshmëve”, e Muhamed i Sigurti i shtrenjtë ishte kthyer në një nga anëtarët më të respektuar të këtyre mbledhjeve.

Rrugëtimi i dytë për në Siri

Saora ishte njëzet e pesë vjeç. Një ditë prej ditësh, erdhi xhaxhai i Tij, Ebu Talibi e filloi t’i thoshte:

O nipi im, djali i tim vëllai! Ti e di që unë jam një burrë i varfër, pa pasuri e pa katandi. Nga dita në ditë po na shtohen shqetësimet, e çdo vit po na vjen me fatkeqësi më të mëdha se i mëparshmi. Tashmë nuk kemi më, as me se të rrojmë, e as mall për të bërë tregti!

Pas gjithë këtyre fjalëve duhet të kishte ndonjë kërkesë nga ana e xhaxhait, sepse të gjithë këto fjali dukeshin që ishin përzgjedhur me kujdes dhe po thuheshin një e nga një e me kujdes. E për më tepër, në fytyrën e Ebu Talibit ishte e dukshme një pamje prej fajtori që po thoshte diçka që e shqetësonte së tepërmi. Dukej sikur po bënte diçka që mund të pendohej më pas. Dukej që vendimi që duhet të merrte nuk ishte aspak i lehtë.

Dëgjova që populli do të niset për tregti në anët e Sirisë. Gjithash­tu dëgjova se Hatixhja, e bija e Huvejlidit, po kërkon dikë që ta nisë si dorëzanë të tregtisë së saj. Megjithëse nuk kam aspak dëshirë që të të nis ty në anët e Sirisë, duke u frikësuar se fetarët hasetqarë të atyre vendeve mund të të bëjnë keq, nuk kam asnjë zgjidhje tjetër. Sikur të kishe shkuar njëherë tek ajo… Jam i sigurt, që edhe meqë ta njeh besnikërinë dhe mirësitë e tua, nuk do të përzgjedhë askënd tjetër pos teje, – vazhdoi Ebu Talibi.

Si të dëshironi ju, o im ungj, do të bëhet! – ishte kjo një përgjigje që do ta qetësonte kryekrejet xhaxhanë e kapluar prej shqetësimit.

 

ilmihali

Share this post

scroll to top