PROFETI PËLQENTE GJËRAT E ËMBLA DHE TË FTOHTA
Sipas transmetimit të Aishes (r.a.), pijet më të preferuara të Profetit paqja qoftë mbi të! ishin ato të ëmblat dhe ftohtat.[1]
Zuhri (r.a.) transmeton se e pyetën Profetin paqja qoftë mbi të! se cila pija ishte më e shijshme. Ai i tha: “E ëmbla dhe e ftohta.”[2]
Ubane Ibnul Velid transmeton këto fjalë të Xhabir ibn Abdullahut: “Njëri nga ensarët ftohte ujë për Profetin në një gajde të varur në një degë hurme.”349
Aishja (r.a.) është shprehur kështu: “Profetit tonë paqja qoftë mbi të! i pëlqenin pijet e ftohta dhe të ëmbla.”[3]
[1] Ahmed b. Hanbel, 1/338.
[2]Ahmed b. Hanbel, 6/38, 40.
[3] El-Hindi, Kenzul-Ummal, Hadithi nr.18222.