Nga një transmetim i Ebu Katades (r.a.) Profeti paqja qoftë mbi të! ka thënë: “Një njeri që i shpërndan ujë një grupi, vetë pi i fundit.”[1]
Ndërsa në një transmetim tjetër, shërbëtori i Profetit, Enesi (r.a.), tregon: Profeti paqja qoftë mbi të! po i jepte ujë shokëve të tij.
“O i Dërguari i Zotit! Pi vetë njëherë!”, iu drejtuan shokët. Profeti iu përgjigj:
“Ai i cili shpërndan ujë një grupi, pi i fundit.”[2]
[1]Muslimi 1/472; Ebu Davudi 2/364.
[2]Tirmidhiu 4/307; Ibn Maxhe 2/1135; Ahmed b. Hanbel, 4/382.