Çfarë duhet të bëjmë me kafshatën e rënë përtokë dhe me pjesët e ushqimit?

last-bread.png

Xhabiri (r.a.) transmeton se Profeti paqja qoftë mbi të! ka thënë:

“Nëse ndonjërit prej jush i bie një pjesë ushqimi gjatë ngrënies, le ta marrë, ta pastrojë dhe ta hajë, mos t’ia lërë shejtanit!”[1]

Enesi (r.a.) transmeton se Profeti paqja qoftë mbi të! pasi hante bukë lëpinte tre gishtërinjtë me të cilët kishte ngrënë dhe thoshte:

“Nëse ndonjërit prej jush gjatë ngrënies i bie një pjesë nga ushqimi le ta marrë, ta pastrojë nga pluhuri dhe ta hajë, mos t’ia lërë shejtanit.” Enesi (r.a.) thotë se i Dërguari i Zotit na urdhëronte t’i pastronim pjatat mirë dhe shprehej kështu: “Nuk mund ta dini se në cilën pjesë të ushqimit ndodhet bereqeti.”[2]

Këtu – Zoti e di – Profeti na këshillon të mbarojmë gjellën në pjatë, në mënyrë të tillë shmangim dhe harxhimin e kotë. Nëse mendojmë mirë për konsumin e tepërt të ushqimit në ditët e sotme dhe nivelin e harxhimeve të kota, do ta shihnim sa kuptimplotë është ky urdhër.

Ebu Jeman el Mual’la b. Rashid (r.a.) transmeton: Nga transmetimi i gjyshes sime, robëresha që ka lindur fëmijën e Sinan b. Selemit thuhet: “Nubejshetul Hajr erdhi tek ne. Ne po hanim bukë nga një pjatë. Pas kësaj na tregoi fjalët që kishte thënë i Dërguari i Zotit:

“Nëse ndonjëri prej jush ha nga një pjatë dhe e pastron atë, ajo pjatë do të lutet për të, do të kërkojë faljen e mëkateve të atij njeriu.”[3]

[1]Ibn Maxhe, 4/259.

[2]Muslimi, 3/1606; Tirmidhiu, 4/258; Ibn Maxhe, 2/1088.

[3]Buhari, 1/291, 292, 293; Muslimi, 1/393; Nesai, 2/43.

 

ilmihali

Share this post

scroll to top