Radha e të pirit fillon nga e djathta dhe vazhdon

RADHA E TË PIRIT FILLON NGA E DJATHTA DHE VAZHDON

Enes ibn Maliku (r.a.) transmeton: Profetit paqja qoftë mbi të! i sollën qumësht të përzier me ujë. Në atë moment, në të djathtë të tij ndodhej një nomad, ndërsa në të majtë Ebu Bekri. Profeti paqja qoftë mbi të! piu dhe ia zgjati nomadit në të djathtë dhe tha: “Le të pihet me radhë duke filluar nga e djathta.”[1] Ibn Sad tregon: “Profeti i sollën diçka për të pirë dhe e piu. Në të djathtë kishte një fëmijë ndërsa në të majtë disa të moshuar. I Dërguari iu drejtua fëmijës:

“A më lejon t’ia jap këtyre më parë?”

“Për Zotin, nuk preferoj dikë tjetër para kismetit që më vjen nga ti”, iu gjegj fëmija. Pas kësaj, Profeti paqja qoftë mbi të! e la atë në dorën e fëmijës.[2]

[1]Ahmed b. Hanbel, 1/245.

[2]Buhari, 2/829; Tirmidhiu, 5/506.

 

ilmihali

Share this post

scroll to top