A MUND TË JETË UTHULLA USHQIM DHE INGREDIENT USHQIMI?

vinegar-4534608.jpg

Xhabiri (r.a.) transmeton se Profeti paqja qoftë mbi të! ka thënë: “Sa ingredient i mirë është uthulla.”[1] Ndërsa Aishja (r.a.) transmeton se Profeti ka thënë: “Sa ushqim i mirë është uthulla.”[2]

Umu Hani (r.a.), vajza e Ebu Talibit thotë: “Në ditën e çlirimit të Mekës, Profeti paqja qoftë mbi të! erdhi në shtëpinë tonë dhe pyeti: “A ka ndonjë gjë për të ngrënë në shtëpi?” Unë iu përgjigja: “Jo, nuk ka asgjë. Vetëm ca copa buke të thara dhe uthull.” Pas kësaj, Profeti paqja qoftë mbi të! tha: “Nuk mund të quhet pa ushqim një shtëpi që mban uthull.”[3] Xhabiri (r.a.) në transmetimin e tij thotë se Profeti paqja qoftë mbi të! ka thënë: “Sa e mirë është uthulla si ingredient në ushqim.”[4] ingredient.

 

[1]Ebu Davud, 2/387; Tirmidhiu, 4/278; Ibn Maxhe, 2/1102.

[2]Tirmidhiu, 4/278

[3]Tirmidhiu, 4/279.

[4]Nesai, 7/14; Ibn Maxhe, 2/1102.

 

ilmihali

Share this post

scroll to top