Xhabiri (r.a.) transmeton se Profeti ka thënë: “Mbuloni enët, lidhini bucelat, mbuloni enët me kapak, fikini kandilat sepse shejtani nuk mund të hapë diçka të mbuluar, nuk mund të zgjidhë lidhjen e enëve prej lëkure, nuk mund të ngrejë kapakët e enëve. Sepse miu mund të hajë vajin dhe fitilin brenda kandilit duke shkaktuar djegien e shtëpisë.”[1]
Në transmetimin e babait të Salimit, thuhet se Profeti ka thënë: “Kur të flini, fikni zjarret në shtëpinë tuaj dhe merrini masat e nevojshme.”[2]
[1] Muslimi 3/1594; Tirmidhiu, 4/263; Ahmed b. Hanbel, 3/386.
[2]Tirmidhiu, 4/263.