A KA NGRËNË PROFETI MISH PULE?
Në transmetimin e Zehdem el Xhermiut thuhet se: “Shkova tek Ebu Musai, po hante mish pule. M’u drejtua: “Afrohu, ha dhe ti, sepse kam parë Profetin duke ngrënë mish pule.”[1]
Ndërsa Ebu Musai ( r.a) në transmetimin e tij thotë: “Kam parë Profetin duke ngrënë mish pule.”[2]
A KA NGRËNË PROFETI MISH SHPENDËSH SHTEGTARË?
Sipas një transmetimi të babait dhe gjyshit të Sefines (r.a.), ajo thotë: “Kam ngrënë mish shpendi bashkë me Profetin.”[3]
Ky ishte një shpend i egër i cili kapet me anë të gjahut.
A KA NGRËNË PROFETI MISH TË PJEKUR?
Nga Umu Seleme transmetohet se ajo i kishte skuqur Profetit paqja qoftë mbi të! një copë mishi dhe i Dërguari i Zotit pasi kishte ngrënë prej saj, kishte falur namazin pa marrë abdest.[4]
[1]Buhari 5/2100; Ahmed b. Hanbel, 4/394, 397.
[2]Darimi, 2/140.
[3]Tirmidhiu, 4/272; Taberani, Mu’xhemul-Kebir, 7/81.
[4] Tirmidhiu, 4/272; Nesai, 1/108.